Atasheu ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar britanike vizitë në Komandën Forcës Ajrore

18 dhjetor 2019

Zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel Editson Zarka priti në një takim kortezie atasheun ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar britanike, nënkolonel Christopher Maycock.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Komandën e Forcës Ajrore, kolonel Zarka falënderoi atasheun ushtarak për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Britania e Madhe për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake  të FARSH në tërësi dhe të Forcës   Ajrore në veçanti, sidomos në fushën e  trajnimit të  efektivave teknikë dhe pilotë të Forcës Ajrore. 

Gjatë takimit, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore  e njohu atasheun  rreth  zhvillimeve  aktuale   të kapaciteteve të Forcës Ajrore, si dhe për planin e zhvillimit  të  tyre afatmesëm dhe afatgjatë.  

Nga ana e tij, bëbkolonel Maycock falënderoi edhe njëherë kolonel Zarkën për pritjen e ngrohtë dhe takimin e frytshëm midis tyre, si dhe shprehu bindjen se fusha të reja bashkëpunimi do të hapen mes dy vendeve në të ardhmen, duke filluar punën për konkretizimin e tyre në Planin e Bashkëpunimit Ushtarak për vitin 2020. 





Media Sociale



Moti