Vihet në gatishmëri helikopterit AB - 206

11 dhjetor 2019

Në Bazën Ajrore Farkë nga Grupi i Mirëmbajtjes u bë e mundur vënia në gatishmëri të plotë e helikopterit AB - 206, i cili ka pasur një ndërprerje të gjatë nga fluturimi.

Për vënien në efiçencë të plotë të këtij helikopteri, punimet për vendosjen e motorrit, si edhe në strukturën e helikopterit u kryen me profesionalizëm dhe me përkushtim nga ana e specialistëve të mirëmbajtjes të cilët janë certifikuar për këtë tip helikopteri, bazuar sipas  manualeve  dhe rregulloreve.

Pas kryerjes së testimeve në tokë dhe në ajër, helikopteri u fut në gatishmëri operacionale. Helikopteri realizoi dhe misionin e parë si ambulancë ajrore në fshatin Ndërhysaj, komuna e Shalës, për transportimin e një të aksidentuari drejt Spitalit të Traumës, Tiranë.

Vënia në gatishmëri e këtij helikopteri do të rrisë kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore për realizimin me sukses të misioneve.





Media Sociale



Moti