Mbërrijnë nga Turqia, ndihma për të prekurit nga tërmeti

4 dhjetor 2019

Forca Ajrore në kuadër të realizimit të një nga detyrave të misionit të saj si “Host Nation Support”, vazhdon të kryejë procedurat për pritjen dhe mbështetjen logjistike dhe aeroportuale të avionëve, të cilët sjellin kontributet në ndihmë të familjeve e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në datën 3 dhjetor 2019, një avion me mjete logjistike si çadra, ngrohëse, krevat portativ, batanije mbërriti në aeroportin e Rinasit, për t’ i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, si dhe atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në Shqipëri, ishin në Rinas për të mirëpritur ndihmat dhe për të falënderuar gjithë aktorët që bënë të mundur dërgimin e tyre. 





Media Sociale



Moti