Failed creating thumbnail directory /var/www/aaf.mil.al/images/faj/002019/nentor/20/vsig_thumbs/Failed creating image directory /var/www/aaf.mil.al/images/faj/002019/nentor/20/vsig_images/

Forca Ajrore certifikoi nënoficerin me arritjet më të larta për 2019

 20 nëntor 2019

Në mjediset e Bazës Ajrore u zhvillua ceremonia e dhënies së certifikatës për nënoficerin më të mirë të Forcës Ajrore për vitin 2019.

Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Editson Zarka, komandanti i Bazës Ajrore Farkë nënkolonel Julian Dulemata, përfaqësues nga Shtabi i Forcës Ajrore, si dhe efektivi të bazës. 

Zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore pasi i dorëzoi rreshter Ervis Plakut certifikatën e vlerësimit, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se: “Përzgjedhja e nënoficerit të vitit, tashmë është bërë një traditë në Forcën Ajrore. Si çdo vit nënoficerët iu nënshtruan një procesi standard bazuar në paanshmëri, objektivitet dhe transparencë. Fal eksperiencës së fituar në trajnime, pjesëmarrjes në operacionet ajrore dhe stërvitjeve të ndryshme, Baza Ajrore është ajo që ka nxjerrë nënoficerët më të mirë ndër vite.”

Në përfundim, kolonel Zarka i uroi rreshter Ervis Plakut suksese të mëtejshme në procesin e përzgjedhjes në Forcat e Armatosura. 

Ceremonia u mbyll me një foto të përbashkët.





Media Sociale



Moti