Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes, vizitë në Forcën Ajrore

13 nëntor 2019

Në kuadër të zbatimit të programit akademik për njohjen nga pjesëmarrësit me institucionet e rëndësishme të Forcave të Armatosura shqiptare, Kursit i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM), zhvilloi një vizitë në mjediset e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe në Bazën Ajrore Farkë

Vizita në Forcën Ajrore filloi në mjediset e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ku pjesëmarrësit u pritën nga zëvendësdrejtori i SHMU major Rudina Zaçe, e cila pasi u uroi mirëseardhjen, i njohu të pranishmit me anë të një brifingu me misionin, strukturën, historikun dhe detyrat e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. 

Pjesëmarrësit bënë një vizitë në mjediset e punës dhe vizituan Sektorin i Parashikimit dhe Arkivën e këtij shërbimi.

Vizita vijoi në Bazën Ajrore Farkë. Fillimisht kursantët u pritën nga komandanti i Bazës Ajrore Farkë nënkolonel Julian Dulemata dhe më pas u njohën me një prezantim për Bazën Ajrore Farkë, me historikun, misionin, detyrat e Bazës.

Në përfundim u zhvillua një vizitë në ambientet e bazës, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me teknikën ajrore dhe kapacitetet me të cilat ato operojnë gjatë operacioneve.





Media Sociale



Moti