Certifikatë mirënjohje për punonjësit e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak me rastin e daljes në në pension

12 nëntor 2019

Në mjediset e Stacionit Meteorologjik Ushtarak, Elbasan u zhvillua ceremonia e dhënies së “Certifikatës së mirënjohjes”, akorduar nga zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel Editson Zarka, me rastin e daljes në pension të z. Jordan Vako me detyrë shefi i stacionit dhe z. Pëllumb Ramadani  me detyrë vrojtues meteorolog. 

Në këtë ceremoni merrte pjesë zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel Editson Zarka, zëvendësdrejtorja e SHMU major Rudina Zaçe, si dhe përfaqësues nga Shtabi i Forcës Ajrore dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në fjalën e tij zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel Editson Zarka bëri një përshkrim të punës në vite, si dhe vlerësoi kontributin e dhënë gjatë 35 viteve në Forcën Ajrore. “Eksperienca e tyre disa vjeçare dhe kontributi i tyre në këtë shërbim, meriton të vlerësohet dhe të ketë vëmendjen e secilit prej nesh” - u shpreh kolonel Zarka. 

Ceremonia u mbyll me një foto të përbashkët.





Media Sociale



Moti