Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopter çdo ditë pranë njerëzve në nevojë



20 shkurt 2017

Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopter si pjesë e strukturave operacionale të Bazës Ajrore Farkë në Forcën Ajrore, është një hallkë e rëndësishme, që bën transportimin e të sëmurëve nga të gjitha zonat e vendit drejt spitaleve të kryeqytetit apo edhe jashtë tij.

Kjo njësi, që nga dita e krijimit të saj dhe deri më sot, me moton “Të shpëtojmë çdo jetë në rrezik”, ka kryer me sukses detyrën e saj në dhënien e ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetës së njerëzve, duke u ndodhur në çdo kohë, në çdo skaj të vendit, në çdo orë të ditës dhe në çdo stinë të vitit, sidomos kjo në kushtet gjeografike dhe klimaterike të vendit tonë.

Gjatë fundjavës që kaloi helikopteri EC 135, kreu 2 misione  si ambulancë ajrore  ku bëri të mundur transportimin e nënës dhe fëmijës së porsalindur për në spitalin e Shkodrës.

Gjatë ditës së diel u bë transportimi nga qyteti i Peshkopisë për në QSUT, Tiranë, i  të aksidentuarit  i cili kishte rënë në  kontakt me energjinë elektrike.

Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopter, do të vazhdojë të qëndrojë në gatishmëri për realizimin e misionit, në të gjitha rastet kur do të kërkohet ndërhyrja e tyre.





Media Sociale



Moti