
15 qershor 2021
Paraditen e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës të qytetit të Durrësit, u zhvillua ceremonia e nderimit dhe shpalljes “Nder i Qarkut” Durrës, të dy pilotëve Mahmut Hysa dhe Besnik Shahi, pas vdekjes. Në këtë aktivitet të organizuar nga Këshilli i Qarkut Durrës dhe Shoqata e Aviatorëve të Shqipërisë, morën pjesë prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto, Sekretari i Këshillit të Qarkut Artan Zaimi, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel Ylli Pulaj, kryetari i Shoqatës së Aviatorëve të Shqipërisë gjeneral brigade (R) Astrit Jaupi, Drejtor në Bashkinë Durrës z. Adrian Gurra, përfaqësues të Këshillit të Qarkut Durrës si dhe familjarë të dy pilotëve si dhe pilotë e ushtarakë të Forcës Ajrore.
08 qershor 2021
Misionet e fundjavës kanë rezultuar të suksesshme për pilotët dhe helikopterët e Bazës Ajrore Farkë.
Helikopteri Cougar kreu me sukses misionin e kërkim - shpëtimit për dy turistët polakë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën e Thethit.
Helikopteri Cougar me pilotin nënkolonel Agim Sallaku dhe ekujpazhin i tij kanë bërë të mundur transportimin në rrugë ajrore të turistes polake, e cila kishte pësuar dëmtime fizike nga vendi i quajtur “Maja e Alisë”, në Theth për në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
08 qershor 2021
Mbas ditën e sotme, në Bazën Ajrore Kuçovë u zhvillua ceremonia e dhënies së medaljeve personelit ushtarak të Mbështetjes Logjistike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesëmarrës në Stërvitjen “Defender Europe-21”. Në këtë ceremoni, të drejtuar nga nënkolonel Andrea Talbert, morën pjesë edhe komandanti i Bazës Ajrore Kuçovë major Arqile Olldashi, zëvendëskomandanti i Bazës major Leandro Zyka dhe ushtarakë pjesëmarrës në stërvitje.
Në fjalën e saj të përshëndetjes, nënkolonel Talbert falënderoi trupat amerikane për kontributin e tyre në Stërvitjen “Defender Europe-21” si dhe gjithashtu adresoi një falënderim të veçantë për Komandën e Bazës Ajrore Kuçovë për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre gjatë Stërvitjes “Defender Europe-21”.
04 qershor 2021
Në ambientet e Bazës Ajrore Farkë u zhvillua testimi teorik përfundimtar me 12 kursantët e Kursit Bazë të Oficerit, specialiteti “Pilot ushtarak helikopteri” në prani të komisionit të përbërë nga personel i Akademisë së Forcave të Armatosura, Bazës Ajrore Farkë dhe Qendrës Stërvitore të FAj, Kuçovë.
Gjatë kësaj faze të rëndësishme arsimimi, e cila kishte filluar në muajin mars të këtij viti, kursantët u pajisën me dijet e domosdoshme aeronautike para fillimit të fluturimeve dhe studiuan lëndët si teori fluturimi e aerodinamikë të helikopterëve, konstruksion motori dhe helikopteri, instrumentet, pajimet elektrike e speciale, navigim, radio-navigim, ligjet e ajrit, komunikim ajror, meteorologji, siguri fluturimi etj. Në përfundim të çdo lënde kandidatët kanë kryer testime të veçanta duke përmbyllur modulet me këtë testim teorik përfundimtar me shkrim dhe pyetje-përgjigje mbi dijet e fituara.
26 maj 2021
Në mjediset e Qendrës Stërvitore të Forcës Ajrore në Kuçovë, u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit Bazë dhe të Avancuar të Nënoficerit në specialitetin “Forcë Ajrore”.
Në këtë aktivitet mori pjesë zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Ylli Pulaj, shefi i Qendrës Stërvitore të Forcës Ajrore major Ervin Demo, komandanti i Bazës Ajrore Kuçovë major Arqile Olldashi, kursantët e të dy kurseve të sapo certifikuar si dhe stafi instruktorë të kësaj qendre.
25 maj 2021
Sot në qytetin e Kuçovës u zhvillua dita përmbyllëse e turit të “Ditëve të Hapura”, ku qytetarët vizituan pavijonet dhe stendat e ngritura nga Forcat e Armatosura shqiptare dhe ato amerikane. Pavioni i Forcës Ajrore u ndoq me interes pasi Forca Ajrore me Bazën Ajrore në Kuçovë ka qenë krenaria e qytetarëve dhe e zonës së saj, veçanërisht ata mirëpritën me interes pjesëmarrjen e trupave amerikane dhe mjeteve të tyre pasi Baza Ajrore Kuçovë do të jetë shtëpia e ardhshme e Forcave Ajrore të NATO-s, por dhe krenaria e qytetarëve të Kuçovës.
Pavioni i Forcës Ajrore u vizitua nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Manushaqe Shehu dhe kryetari i Bashkisë z. Kreshnik Hajdari prefekti i qarkut, znj. Valbona Zylyftari, si dhe qytetarë e nxënës shkollash të qytetit.