Programi i Transparencës i Komandës së Forcës Tokësore

I.Hyrje 

Në mbështetje të nenin 7 të Ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Komandën e Forcës Tokësore (KFT). Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së KFT në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI). 

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës KFT ndërton dhe rrit transparencën në aktivitetin e saj si organ i administratës publike, nën garancinë e LDI.

KFT do të përditësojë Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. 

Informacioni i bërë publik në këtë program, ka për qëllim të realizoje  transparencën e veprimtarisë së punës së KFT, nëpërmjet pasqyrimit të kësaj veprimtarie në faqen zyrtare KFT, si dhe nëpërmjet afishimit në vende te dukshme ne mjediset pritjes për  publikun. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin. 

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron vendi ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. 

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e KFT në përbërje te faqes se Forcave të Armatosura  është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. 

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. Parime të përgjithshme

Parimet kryesore, në të cilat mbështetet Programi Transparencës së KFT janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, me të drejtën për tu njohur nga të gjithë dhe pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: kur  KFT ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KFT  që kanë lidhje me të Drejtën e Informimit.
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë; i saktë; i përditësuar; i thjeshtë në konsultim; i kuptueshëm; lehtësisht i aksesueshëm; i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KFT vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit http://aaf.mil.al/index.php/forca-tokesore-index dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

- Strukturën organizative të autoritetit publik; 
Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës; 
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit; 
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime; 
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit; 
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara; 
- Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
- Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. Tabela përmbledhëse e programit të transparencës së Komandës së Forcës Tokësore

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë: Baza ligjore Dokumenti/
Përmbajtja
Afati kohor për   publikim   Mënyra e publikimit  Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të KFT Neni
7/1/a/d
Struktura e FT:

Faqja web e Forcës Tokësore
Pas miratimit nga autoritetet përgjegjëse Në faqen zyrtare FA rubrika Komanda e FT BCU, koordinatori për informimin
Akte ligjore;
akte nënligjore; rregullore; dokument tjetër. 
Neni 7/1/b Ligje, akte nënligjore, rregullore Pas miratimit në Fletoren Zyrtare;
pas miratimit të urdhrit nga komandanti i KFT
Në faqen zyrtare FA rubrika Komanda e FT BCU, koordinatori për informimin

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Shpjeguese
kontakt:

Faqja web e Forcës Tokësore

Pas miratimit të Programit të transparencës. Në faqen zyrtare Dega e personelit, BCU, koordinatori për informimin
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të KFT, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit

Neni7/1ç

Koordinatori
major Edvin Zguro, specialist per Informimin dhe Marrëdhëniet me Publikun. 
e-mail: edvin.zguro@aaf.mil.al
tel zyre: (511) - 1009
8:00-16:00
Zall-Herr, Tiranë
Faqja web e Forcës Tokësore

Pas miratimit të urdhrit të KFT Në faqen zyrtare   BCU, koordinatori për informimin

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe kompetencat e funskionarëve të lartë
Struktura e pagave për nëpunësit dhe funksionarët e lartë

Ligje, akte nënligjore, rregullore

CV komandant i FT

paguhet sipas VKM nr. 224, datë 21.3.2017 me pagën bazë bruto 127.500 Lek

Pas dekretit te presidentit Në faqen zyrtare, pas miratimit të Programit të Transparencës BCU, koordinatori për informimin
Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance  Neni7/1/dh Raporte auditi të Auditit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit Pas miratimit të Programit të Transparencës Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin
Raporti i të ardhurave, shpenzimeve dhe investimeve të KFT çdo 3 muaj Neni 7/1/e Raporti vjetor ekonomik i KFT Pas miratimit të Programit të Transparencës Në faqen zyrtare

Dega e Financës, BCU, koordinatori për informimin

Regjistri vjetor i prokurimeve në KFT Neni 7/1/i Regjistri   Në faqen zyrtare Specialisti i Prokurimeve, BCU, koordinatori për informimin
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014 Neni 7/1/i Tabelë   Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin
Njoftimet e përditësuara të aktiviteteve të KFT   Lajme FT Pas realizimit të aktiviteteve Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin

V. Publikim

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KFT vendos në dispozicion të publikut në faqen e  internetit  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një rubrikë të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. Monitorimi

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit. 

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për informimin publik në FT,  korrik - tetor 2019

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për informimin publik në FT,  maj - qershor 2019

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për informimin publik në FT,  janar - prill 2019

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për informimin publik në FT,  janar - dhjetor 2018

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për informimin publik në FT,  janar - tetor 2018

Modeli i kërkesës për informacion dhe modeli i përgjigjeve

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Koordinatori për të drejtën e informimit për Forcën Tokësore

Major Edvin Zguro, specialist per Informimin dhe Marrëdhëniet me Publikun.
e-maili: edvin.zguro@aaf.mil.al
tel zyre: (511) - 1009






Media Sociale



Moti