Programi i Transparencës i Komandës Mbështetëse

I. Hyrje 

Në përputhje me nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur pjesërisht programi i transparencës për Komandën Mbështetëse. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të Ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarinë e punës në KM, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare të KM. Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës KM ndërton dhe rrisë transparencën në punën institucionale, nën garancinë e LDI. KM synon të përditësojë herëpashere Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI.

Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afate kohore për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Dokumentacioni i cili do të bëhet publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Skema e publikimit do të paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. Parime të përgjithshme

Parimet kryesore, në të cilat mbështetet Programi Transparencës së KM janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, me të drejtën për tu njohur nga të gjithë dhe pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: kur  KM ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KM  që kanë lidhje me të Drejtën e Informimit.
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë; i saktë; i përditësuar; i thjeshtë në konsultim; i kuptueshëm; lehtësisht i aksesueshëm; i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KM vendos në dispozicion të publikut në faqen web të Komandës Mbështetëse  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

- Strukturën organizative të autoritetit publik; 
Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës; 
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit; 
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime; 
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit; 
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara; 
- Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
- Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
AP, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. Tabela përmbledhëse e programit të transparencës së Komandës Mbështetëse

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë: Baza ligjore Dokumenti/
Përmbajtja
Afati kohor për   publikim   Mënyra e publikimit  Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të KM Neni
7/1/a/d

Struktura e Komandës Mbështetëse

Pas miratimit nga autoritetet përgjegjëse Në faqen zyrtare FA rubrika KM BCU, koordinatori për informimin
Akte ligjore;
akte nënligjore; rregullore; dokument tjetër. 
Neni 7/1/b

Programet e Stërvitjes Kolektive, KM

Programet e Arsimim – Stërvitjes, Qendra Stërvitore, KM
Pas miratimit nga autoritetet përgjegjëse Në faqen zyrtare FA rubrika KM BCU, koordinatori për informimin

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Rubrika kontakt:

Faqja web e Komandës Mbështetëse

 

Pas miratimit nga autoritetet përgjegjëse

Në faqen zyrtare FA rubrika Komanda Mbështetëse,

linku Kontakt
Dega e personelit, BCU, koordinatori për informimin
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të KM, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit

Neni7/1/ç

Koordinatori
major Evis Hysenaj, specialist për Marrëdhëniet me Publikun. 
e-mail: evis.hysenaj@aaf.mil.al
tel zyre: (515) - 1009
8:00-16:00
Vaqarr, Tiranë
Faqja web e Komandës Mbështetëse

Pas miratimit të urdhrit të KM Në faqen zyrtare   BCU, koordinatori për informimin

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe kompetencat e funskionarëve të lartë
Struktura e pagave për nëpunësit dhe funksionarët e lartë

Ligje, akte nënligjore, rregullore

CV komandant i KM

paguhet sipas VKM nr. 224, datë 21.3.2017 me pagën bazë bruto 127.500 Lek

Pas miratimit të urdhërit ministrit të Mbrojtjes për emërim në detyrë. Në faqen zyrtare, pas miratimit të Programit të Transparencës BCU, koordinatori për informimin
Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance  Neni7/1/dh Raporte auditi të Auditit të Ministrisë së Mbrojtjes Pas përfundimit të auditimit Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin
Raporti i të ardhurave, shpenzimeve dhe investimeve të KM çdo 3 muaj Neni 7/1/e Realizimi i treguesve financiarë-buxhetorë sipas planit 9-mujor:  
1. Llog. ekonom. (600) Paga planif: 266.500.000 Lek,
realiz: 229.143.266 Lek
2. Llog. ekonom. (601) Sigurimet shoqërore plan: 57.500.000 Lek,
realiz: 39.412.431 Lek
3. Llogaria ekonomike (602) Shpenzime për mallra e shërbime
plan: 16.000.000 Lek
realiz: 19.186.702 Lek.
Raporti ekonomik korrik -shtator 2019 Në faqen zyrtare, rubrika Transparenca e KM

Dega e Financës, BCU, koordinatori për informimin

Regjistri vjetor i prokurimeve në KM Neni 7/1/i Regjistri vjetor Pas publikmimit në APP Në faqen zyrtare, rubrika Transparenca e KM Specialisti i Prokurimeve, BCU, koordinatori për informimin
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014 Neni 7/1/i Regjistri prill - qershor 2018 Tabela  Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin
Njoftimet e përditësuara të aktiviteteve të KM   Lajme KM Pas realizimit të aktiviteteve Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin

V. Publikim

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KM vendos në dispozicion të publikut në faqen e  internetit  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një rubrikë të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. Monitorimi

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit. 

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Koordinatori për të drejtën e informimit për Komandën Mbështetëse

Major Evis Hysenaj, specialist per Informimin dhe Marrëdhëniet me Publikun.
e-maili: evis.hysenaj@aaf.mil.al
tel zyre: (515) - 1009






Media Sociale



Moti