Programi i Transparencës i Forcës Ajrore

I.Hyrje 

Në mbështetje të nenit 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Forcën Ajrore (FAj). Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së FAj në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI). 

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës FAj ndërton dhe rrit transparencën në aktivitetin e saj si organ i administratës publike, nën garancinë e LDI.

FAj  do të përditësojë Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI.

Informacioni i bërë publik në këtë program, ka për qëllim të realizoje transparencën e veprimtarisë së punës së FAj, nëpërmjet pasqyrimit të kësaj veprimtarie në faqen zyrtare FAj. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin. 

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron vendi ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. 

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e FAj në përbërje te faqes se Forcave të Armatosura  është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. 

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program

II. Parime të përgjithshme

Parimet kryesore, në të cilat mbështetet Programi Transparencës së FAj janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, me të drejtën për tu njohur nga të gjithë dhe pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: kur  FAj ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e FAj  që kanë lidhje me të Drejtën e Informimit.
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë; i saktë; i përditësuar; i thjeshtë në konsultim; i kuptueshëm; lehtësisht i aksesueshëm; i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, FAJ vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit aaf.mil.al/index.php/forca-ajrore-index dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. Tabela përmbledhëse e programit të transparencës së Forcës Ajrore

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë: Baza ligjore Dokumenti/
Përmbajtja
Afati kohor për   publikim   Mënyra e publikimit  Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të FAj Neni
7/1/a/d
Struktura e FAj:
Komanda e Forcës Ajrore (3001), Kompania e Mbështetjes së Shtabit (3002),
Qendra e Kontroll-Raportimit (QKR) (3003),
Qendra Stërvitore (3004),
Baza Ajrore Kuçovë (3005),
Baza Ajrore Farkë (3006),
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (3008)

Misioni dhe Detyrat
Pas miratimit nga autoritetet përgjegjëse Në faqen zyrtare FA rubrika Komanda e FAj BCU, koordinatori për informimin
Akte ligjore;
akte nënligjore; rregullore; dokument tjetër. 
Neni 7/1/b 1.Kodi Ajror i RSh, i ndryshuar me ligjin nr. 10484, datë 24.11.2011 Pas miratimit në Fletoren Zyrtare;
pas miratimit të urdhrit nga komandanti i FAj
Në faqen zyrtare FA rubrika Komanda e FAj BCU, koordinatori për informimin

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Shpjeguese
kontakt:

Faqja web e Forcës Ajrore

Adresa: Komanda e Forcës Ajrore, Rruga e Aeroportit, 1053 Rinas, Tiranë, Shqipëri.

nr. kontakti: +355 44504696

Pas miratimit të Programit të transparencës. Në faqen zyrtare Dega e personelit, BCU, koordinatori për informimin
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të FAj, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit

Neni7/1ç

Koordinatori
toger Brunilda Beqaraj 
e-mail:
tel zyre: (513) - 1009
8:00-16:00
adresa: Rruga e Aeroportit, Rinas,Tiranë
Faqja web e Forcës Ajrore

Pas miratimit të urdhrit të FAj Në faqen zyrtare   BCU, koordinatori për informimin

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe kompetencat e funskionarëve të lartë
Struktura e pagave për nëpunësit dhe funksionarët e lartë

Ligje, akte nënligjore, rregullore

Komadanti i FAj:

 

Paguhet sipas VKM nr. 224, datë 21.3.2017 me pagën bazë bruto 151.200 Lek

Pas dekretit te presidentit Në faqen zyrtare, pas miratimit të Programit të Transparencës BCU, koordinatori për informimin
Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance  Neni7/1/dh Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura;
Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Mbrojtjes;
Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm në MM;
Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Pas miratimit të Programit të Transparencës Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin
Buxheti, raporti i të ardhurave, shpenzimeve dhe investimeve të FAj çdo vit Neni 7/1/e

Realizimi i treguesve financiar buxhetor për periudhën janar - shtator 2019  rezulton si më poshtë:

1.Llogaria ekonomike 600(Paga)
Plani vjetor: 470.500.000, 
Realizimi: 417.622.250 Lek, në përqindje 89%

2.Llogaria ekonomike 601 (Sigurimet shoqërore e shëndetësore)
Plani vjetor: 78.000.000, 
Realizimi: 68.784.722 Lek, në përqindje 80%.

3.Llogaria ekonomike 602 (Shpenzime për mallra e shërbime)
Plani vjetor: 505.000.000,  Realizimi:  469.050.634 Lek, në përqindje 93%.

4.Llogaria ekonomike 606 (Shpenzime për bashkëshortet dhe ndihma të menjëhershme)
Plani vjetor: 8.726.350,  Realizimi:  7.868.661 Lek, në përqindje 90%.

5.Llogaria ekonomike 230+231 (Shpenzime për investimet)
Plani vjetor: 906.007.000,  Realizimi: 824.159.662 Lek, në përqindje 91%.

  Në faqen zyrtare Dega e Financës, BCU, koordinatori për informimin
Sistemi që përdor FAj për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumentave, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë Neni 7/1/h Nuk ka   Në faqen zyrtare Specialisti i Prokurimeve, BCU, koordinatori për informimin
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014 Neni 7/1/i

Regjistri i Kërkesave korrik - shtator 2019

Regjistri i Kërkesave prill - qershor 2019

Regjistri i Kërkesave janar - mars 2019

Regjistri i Kërkesave janar - dhjetor 2018 

  Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin
Njoftimet e përditësuara të aktiviteteve të FAj   Lajme FAj Pas realizimit të aktiviteteve Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin

V. Publikim

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, FAj vendos në dispozicion të publikut në faqen e  internetit  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një rubrikë të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. Monitorimi

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit. 

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Koordinatori për të drejtën e informimit për Forcën Ajrore

Toger Brunilda Beqaraj, specialist BCU në Forcën Ajrore,

e- mail:

Telefon zyre (513) 1009,
Celular +355 69 471 2105





Media Sociale



Moti