SHSHPFA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj pret në takim këshilltarët për nënoficerët të Ushtrisë Amerikane

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, priti në një takim këshilltarin për nënoficerët të Komandantit të Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, kryekapter Robert Abernethy dhe këshilltarin për nënoficerët të Komandantit të Komandës Mbështetëse të 21 të Ushtrisë Amerikane kryekapter Sean Howard,. 

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj vlerësoi bashkëpunimin ushtarak me Komandën e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, sidomos përzgjedhjen dhe zhvillimin në vendin tonë të stërvitjes “Defender Evrope 21”. Me tej, u theksua për mundësitë që kjo stërvitje sjell në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe testimin e kapaciteteve operacionale. Kjo stërvitje është edhe një mundësi e bashkëpunimit të ndërsjellët të trupës së nënoficerëve dhe rritjes së rolit të tyre si menaxherë/drejtues të stërvitjes taktike të niveleve të vogla. 

Lexo më shumë...

Urim i SHSHPFA në 70 - Vjetorin e Krijimit të Aviacionit Ushtarak

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, me anë të një mesazhi, ka uruar pilotët, ushtarakët aktivë dhe në rezervë dhe civilë të Forcës Ajrore, në 70 - Vjetorin e Krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar...

 

 

 

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj pret në takim drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit, drejtues i lartë dr. Bilbil Mema

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof.asoc. Bajram Begaj, priti në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit, drejtues i lartë dr. Bilbil Mema.

Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimimit dhe trajnimit të personelit në akademitë respektive.

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj vlerësoi bashkëpunimin e deri tanishëm midis Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit, duke theksuar potencialin për të rritur bashkëpunimin edhe në fusha të tjera të arsimimit dhe trajnimit. 

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj priti në takim ambasadorin e Turqisë Murat Ahmet Yörük dhe atasheun ushtarak turk, kolonel Muhammet Kelami Kablay

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük dhe atasheun ushtarak turk kolonel Kablay. 

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj vlerësoi bashkëpunimin ushtarak bilateral midis vendeve në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, atë rajonal, por edhe më tej, në kuadër të misioneve dhe aktiviteteve të NATO. 

Bashkëpunimi ushtarak midis dy vendeve shtrihet në fushat e edukimit, trajnimit, shëndetësore, modernizimin dhe logjistike dhe misioneve të NATO, konkretisht kontingjenti i përbashkët ushtarak që shërben në Hamid Karzai International Airport, në Kabul, Afganistan. 

Lexo më shumë...

SHSHPFA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, intervistë në VOA për stërvitjen “Defender Europe 21”, e cila fillon më datë 26 prill në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit e më gjerë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, në një intervistë me gazetarin Ilirian Agolli, dhënë për Zërin e Amerikës (VOA), ka shpjeguar përmasat dhe qëllimet e stërvitjes “Defender Europe 21”, si stërvitja shumëkombëshe më  madhe e zhvilluar ndonjëherë në rajonin tonë jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes, por edhe për shkak të rëndësisë së saj. Nga përmasat mund të flasim në nocionin gjeografik: kjo stërvitje përfshin një territor mjaft të gjerë që nga Afrika e deri në Europë, por në vijë frontale përfshin vendet e Europës Veriore nga Balltiku, Deti i Zi dhe Ballkani Perëndimor.

Përfaqësimi në këtë stërvitje do të jetë me prezencë të madhe trupash, si dhe do të jenë të pranishëm edhe 26 vende anëtare të NATOs dhe partnerë”, - u shpreh gjeneralmajor prof. asoc. Begaj ndër të tjera në intervistë.

Lexo më shumë...

Forcave të Armatosura u shtohen 141 rekrutë të rinj, të cilët sapo përfunduan kursin e Stërvitjes Individuale në Qendra e Arsimit Profesional të Ushtarëve, Bunavi, Vlorë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjeneralmajor prof. asoc Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 141 rekrutëve të rinj të Kursit të Stërvitjes Individuale në Qendra e Arsimit Profesional të Ushtarëve, Bunavi, Vlorë. Në ceremoninë e certifikimit ishin të pranishëm gjithashtu komandanti i Akademise së Forcave të Armatosura gjeneral brigade Albert Mullaj, dhe drejtorë drejtorish në SHP.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, në përshëndetjen e veçantë drejtuar kursantëve u shpreh se: ”Kam ardhur me një interes të veçantë sot këtu dhe kjo është për disa arsye. E para, sepse është një ditë e veçantë për ju, efektivët e ushtarëve të rinj, që përfunduat përgatitjen tuaj individuale dhe do të betoheni si ushtarakët më të rinj të Forcave të Armatosura; e dyta se këtë stërvitje e keni kryer në kushte të vështira, të pandemisë së COVID-it dhe e treta, sepse ju e nisni rrugëtimin tuaj në shërbimin fisnik të ushtarit në forcën ushtarake të vendit tuaj, në prag të stërvitjes më të madhe ushtarake të SHBA dhe aleatëve të NATO-s, ku merr pjesë vendi ynë dhe Forcat tona të Armatosura, “Defender Europe 21”.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj pret në takim ekspertë ushtarakë të Gardës Kombëtare të New Jersey

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj priti në një takim të veçantë dy ekipet e ekspertëve ushtarakë të Gardës Kombëtare të New Jersey, të shoqëruara edhe nga atasheu i SHBA dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkëpunimit të SHBA në fushën e Mbrojtjes. 

“Modernizimi i Forcës Ajrore me helikopterët Black Hawk nga SHBA dhe vijimi i punës për kompletimin e b2k me mjete të blinduara është tregues i qartë i partneritetit strategjik midis dy vendeve dhe asistencës që SHBA ka dhënë dhe vijon të japë për Shqipërinë. Projektet e asistencës së SHBA për modernizimin e FARSH konsiderohen si paketa të plota kapaciteti, të cilat përfshijnë jo vetëm pajisjet, por edhe mirëmbajtjen e tyre dhe trajnimin e personelit përdorues, duke ofruar garanci afatgjatë në operacionalitetin e forcave.” - u shpreh ndër të tjera gjatë takimit gjeneralmajor Begaj.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti