Batalioni III i Këmbësorisë dhuron gjak, në ndihmë të fëmijëve talasemikë

01 prill 2020

Në ambientet e Qendrës Shëndetësore të Repartit Ushtarak 1030 Poshnje, Berat efektivët e Batalionit III i bashkohen nismës së marrë nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë dhe urgjencat lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19.

Pas fushatës së sensibilizimit nga ana e Degës së Bashkëpunimit Civilo - Ushtarak (BCU) dhe nën drejtimin e doktorit, major Petro Thanasi të Degës Shëndetësore në Forcën Tokësore, efektivat e Batalionit III të Këmbësorisë, në mënyrë vullnetare u bashkuan nismës dhe dhuruan gjak duke na treguar se këto efektiva kontribuojnë jo vetëm në misione paqeruajtëse, luftarake dhe emergjenca civile, por edhe në nisma humanitare siç është ajo e dhurimit të gjakut.

Lexo më shumë...

Efektivët e Forcës Tokësore vazhdojnë detyrën në terren

19 mars 2020

Efektivët e Forcës Tokësore vazhdojnë të kryejnë detyrën në qarqet kryesore të vendit në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Batalioni i parë, i dytë, i tretë, Batalioni Komando dhe ai i Forcave Speciale po shërbejnë ditë dhe natë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për të kontrolluar, ndihmuar dhe këshilluar qytetarët të kujdesen për veten dhe të qëndrojnë në banesat e tyre.

Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Albert Mullai, bashkë me stafin e tij ka vizituar nga afër të gjitha ekipet për të siguruar që efektivët të kenë kushtet e duhura për të shërbyer si dhe për t'i përgëzuar ata për punën e bërë në këto ditë të vështira. 

Lexo më shumë...

Forca Tokësore në gatishmëri kundër Covid-19.

12 mars 2020

Duke filluar që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, Forca Tokësore është angazhuar në mbështetje të Policisë së Shtetit në qarqet kryesore të vendit për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19, duke ushtruar kontrolle për personat e kthyer nga vendet e prekura nga virusi, por mbi të gjitha sensibilizim për qytetarët, kryesisht për ata që kanë udhëtuar në vendet më të prekura, për të siguruar respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID 19. 

Si rrjedhojë efektivët e reparteve të batalionit të parë, të tretë si dhe batalioni i Forcave Speciale të pajisur me pajimet personale, mjetet mbrojtëse dhe mjetet çndotëse i janë bashkuar në ndihmë Policisë së Shtetit duke bashkëvepruar dhe njëherë si një njësi e vetme.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti