Përfaqësues të kompanisë “NEXTER”, prezantuan transportuesin e blinduar “TITUS”, në Komandën e FT

09 tetor 2014

Në datë 07 tetor 2014, përfaqësuesit e kompanisë “NEXTER”, z. Philippe David (drejtor për Zhvillimin e Biznesit i Kompanisë “NEXTER”), z. Michel Lautier (shef i Programit “TITUS”) dhe znj. Maud Antonicelli (Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë e Kompanisë “NEXTER”), zhvilluan një vizitë në Komandën e Forcës Tokësore, me qëllim prezantimin e transportuesit të blinduar “TITUS”.

Përfaqësuesit e kompanisë u pritën në një takim të veçantë nga komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku. Më pas takimi vijoi me një brifing të zhvilluar nga përfaqësuesit e kompanisë “NEXTER” rreth mjetit të blinduar “TITUS”. Në këtë brifing morën pjesë anëtarë nga Shtabi i Forcës Tokësore dhe Shtabi i Batalionit të 2-të të Këmbësorisë.






Media Sociale



Moti