Përfundon stërvitja KFOR - 27

09 mars 2020

Nga data 21 shkurt deri më 09 mars, në bazën e trajnimeve ndërkombëtare Hohenfles, Gjermani u zhvillua stërvitja shumëkombëshe “KFOR 27”.

Vendi ynë në këtë stërvitje u përfaqësua me 121 efektivë të Kompanisë I të b2k. Në këtë stërvitje morën pjesë 8 shtete: Shqipëri, SHBA, Slloveni, Rumani, Moldavi, Maqedoni e Veriut, Itali dhe Armeni.

Qëllimi i kësaj stërvitje ishte bashkëpunimi në zona operacionale gjithëpërfshirëse si dhe bashkëpunimi midis shteteve në kuadër të  Operacioneve të Mbështetjes së Paqes.

Lexo më shumë...

Forca Tokësore ngre kupën e 5 - Garëshit edhe këtë vit

9 mars 2020

U zhvillua paraditen e sotme, në Garnizonin e Zall - Herrit ceremonia e përfundimit të 5-Garëshit Ushtarak në rang Force të Armatosur.

Në këtë ceremoni morën pjesë shefi i Operacioneve të Forcës Tokësore, kolonel Fiqiri Hoxha dhe Komandanti i Batalionit Komando nënkolonel Edmond Doda.

 

Lexo më shumë...

Mbledhje mësimore me shefat e Operacioneve dhe Stërvitjes

Nga data 3 deri 5 Mars 2020 në shtabin e Forcës Tokësore, u zhvillua “Mbledhje mësimore” me shefat e operacioneve dhe të stërvitjes të reparteve. Kjo mbledhje kryhet në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Direktivën e Mbrojtjes për vitin 2020, si dhe udhëzimeve të Shefit të Shtabit të  Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për stërvitjen, me synim, unifikimin dhe standartizimin e programeve trajnuese me repartet e Forcës Tokësore, 

Kjo mbledhje mësimore kishte për qëllim unifikimin, përditesimin dhe standartizimin e programeve mësimore në interes të trajnimit dhe stërvitjes sa më efiçente të efektivit të FT për vitin stërvitor 2020.

Ky aktivitet u drejtua nga shefi i degës së operacioneve dhe stërvitjes i Forcës Tokësore kolonel Fiqiri Hoxha, i cili në fjalën e hapjes së kësaj mbledhjeje, ndër të tjera theksoi se: Stërvitja është angazhimi më i rëndësishëm në kohë paqe për Forcën Tokësore dhe repartet vartëse të saj, dhe si e tillë, të planizohet, organizohet dhe zbatohet me të gjitha etapat, me përkushtimin dhe seriozitetin maksimal në të gjitha nivelet.

Lexo më shumë...

Kompania MADM përfundon trajnimin në Republikën Çeke

2 mars 2020

Nga data 22 deri më 29 shkurt 2020 në Vyskov, Çeki, kompania e MADM, pjesë e Batalionit të Mbështetjes me Luftim, zhvilloi stërvitje për mbrojtjen nga lëndët helmuese luftarake me agjentë real kimik.

Ky është një trajnim i rrallë dhe i veçantë që përdor zonë të kontaminuar realisht për zhvillimin e stërvitjes, kryesisht përdoren agjentë kimik që mund të përdoren në situata luftarake ose incidente të ndryshme industriale.

 

Lexo më shumë...

DVD e stërvitjes "Kalorësi 20"

28 shkurt 2020

Sot në Amfiteatrin e Liqenit Artificial u zhvillua demonstrim stërvitor me rastin e përfundimit të stërvitjes “Kalorësi 20”. Në këtë stërvitje morën pjesë 50 operatorë nga batalioni i Forcave Speciale, 20 nga Forcat Speciale “RENEA” dhe 7 nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Këtë demonstrim e ndoqi komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Albert Mullai, drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale, komandanti i Komisariatit Special të MPB “RENEA”, komandanti i bFS nënkolonel Ramadan Karakushi.

 

Lexo më shumë...

Pëfundon stërvitja “Shpiragu 20”

28 shkurt 2020

Trupat e Forcës Tokësore vijojnë stërvitjen për të rritur kapacitetet për kryerjen e detyrave në kuadër të operacioneve të mbështetjes së paqes si dhe mbajtjes së gatishmërisë.

Batalioni III i Këmbësorisë përfundoi sot stërvitjen 72 orëshe “Shpiragu” për të testuar dhe përmirësuar aftësitë e efektivëve pjesëmarrës.

Stërvitja u zhvillua në nivel kompanie dhe përgjatë tre ditëve, efektivët pjesëmarrës realizuan skenarë të ndryshëm, gjatë ditës dhe gjatë natës.

Lexo më shumë...

Page 1 of 86






Media Sociale



Moti