Misioni dhe Detyrat

Misioni:

Sigurimi dhe mbajtja në gatishmëri e kapaciteteve të nevojshme operacionale për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë në bashkëveprim me strukturat e tjera të Forcave të Armatosura dhe NATO, mbështetjen e popullsisë në përballimin e fatkeqësive natyrore në kohë paqe, krize e lufte si dhe marrja pjesë në operacione në kuadër të mbrojtjes kolektive.

 Detyra të veçanta

- Ruajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve për të siguruar nivel të lartë gatishmërie.
- Trajnim të vazhdueshëm dhe të mirë për aktivizimet në detyrat që mund t’i jepen.
- Ndihmon komunitetin në rast emergjencash humanitare. Mbështet kërkimet tokësore dhe operacionet e shpëtimit.
- Bashkëpunon me institucione të tjera kombëtare në ndalimin e trafikimit ilegal të kontrabandës, personave, armëve konvencionale, në Shqipëri.
- Trajnon, stërvit dhe merr pjesë me trupa në misionet e mbështetjes së paqes në kuadër të NATO, BE dhe OKB.






Media Sociale



Moti