Në Bazën Detare amerikane në Napoli, u mbajt simpoziumi i nënoficerëve Lidërship të Afrikës dhe Evropës (EASELS)

04 mars 2020

Në Bazën Detare amerikane në Napoli është zhvilluar Simpoziumi i nënoficerëve Lidership të Afrikës dhe Europës (EASELS), ku morën pjesë 17 shtete.

Forca Detare shqiptare u përfaqësua nga rreshter Alda Hasa dhe rreshter Afrim Aliaj. 

Qëllimi i këtij simpoziumi ishte forcimi i marrëdhënieve me nënoficerët e vendeve partnere duke bashkëpunuar për të zgjidhur problemet e përbashkëta si dhe për të ofruar eksperiencë për nënoficerët lider në luftim për luftëtarët, duke u bazuar në ruajtjen e barazive dhe marrëdhënieve bilaterale.

Lexo më shumë...

Në Qëndrën Stërvitore të Pashalimanit përfundoi Kursi i Stërvitjes Individuale të Avancuar

Në datë 26.02.2020 në Qendrën e  Stërvitjes Bazë Detare përfundoi Kursi Stërvitjes Individuale të Avancuar (SIA) specaliteti Detari. 

Periudha e kursit zgjati 10 javë sipas programit stervitor me pjesëmarrjen e personelit detar prej 9  vetësh .

Gjatë periudhës 10- javore të kursit SIA,  kursantët janë njohur dhe kanë ndjekur programin teorik dhe praktik mësimor nga qendra stërivtore si ajo e rregulloreve dhe mirëmbajtja e  anijeve, lufta kundër ujit dhe zjarrit, praktika detar . Gjithashtu nga kursantët është treguar disiplinë e lartë dhe  korektësi në zbatimin e rregulloreve bazë të  Forcave të Armatosuara. 

Lexo më shumë...

Miqtë e vegjël të Forcës Detare, vizituan Portin e Durresit në një orë mësimore

19 shkurt 2020

Në vazhdim të bashkëpunimit midis Forcës Detare dhe komunitetit, specialistë të Shërbimit Hidrografik zhvilluan një orë mësimi për njohjen e stacioneve meteorologjike të parashikimit të motit dhe mjetet që disponon ky shërbim, me fëmijët e  shkollës "Albanian College".

 

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti