Lëshohet në ujë, anija më e re patrulluese, “Butrinti”

08 prill 2014

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Në bazën detare të Pashalimanit, u lëshua në ujë anija më e re e Forcës Detare, “Butrinti”, P-134. Anija është e katërta e klasit “Iliria” dhe pason simotrat e saj, “Iliria”, “Oriku” dhe “Lissus”.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në bazën e Pashalimanit, morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Baze, ambasadori i Mbretërisë së Britanisë të Madhe, z. Canon, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti, ushtarakë të lartë të FA, diplomatë civilë e ushtarakë të vendeve aleate, kuadro dhe detarë të Forcës Detare, etj.

Anija “Butrinti”, P-134, është fryt i punës së specialistëve të Kantierit Detar të Pashalimanit e atyre holandezë dhe finalizon projektin e filluar që në vitin 2007 për këtë qëllim. Pajisja e Forcës Detare me këto anije rrit dukshëm kapacitetet operacionale të Forcës Detare për përballimin e emergjencave detare, në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ato për zbatimin e ligjshmërisë detare.






Media Sociale



Moti