Zëvendëskomandanti i Forcës Detare viziton Komandën e Flotës së Pestë Detare të SHBA

17 shkurt 2020

Më datën 8 shkurt 2020, zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiten i rangut I Artur Meçollari zhvilloi një vizitë në Komandën e Flotës së Pestë Detare të SHBA (U.S. Naval Forces Central Command and United States Fifth Fleet) në Bahrain. Gjatë vizitës së tij, kapiteni i rangut I Meçollari u prit në një takim nga komandanti i Flotës së Pestë të SHBA, admiral James J. Malloy.

Admiral Malloy gjatë takimit vlerësoi bashkëpunimin midis dy forcave detare dhe në veçanti angazhimin e Shqipërisë në Partneritetin Ndërkombëtar për Lirinë e Lundrimit (IMSC) në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit. Pjesëmarrja e Forcës Detare me personel në operacionin Sentinel u shpreh admirali, është tregues i përkushtimit të Shqipërisë edhe pse një vend i vogël me kapacitete të kufizuara dhe angazhimit të saj në çështje të sigurisë globale.

Lexo më shumë...

Vizita e atasheut francez në Forcën Detare

11 shkurt 2020

Atasheu i ri ushtarak francez kolonel Fabrice Duda zhvilloi një vizitë prezantuese në Komandën e Forcës Detare. 

Ai u prit në takim nga zëvendëskomandanti i Forcës Detare kapiten i rangut I Artur Meçollari.

 

Lexo më shumë...

Vlerësohet kontributi i Qendrës Stërvitore Pashaliman për trajnimin e personelit të Policisë Detare Kufitare

05 shkurt 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu i akordon "Certifikatë Mirënjohjeje", Qendrës Stërvitore Bazë të Forcës Detare dhe personelit të saj, për kontributin e dhënë në përgatitjen e efektivëve të Policisë Kufitare dhe Migracionit

Në Komandën e Forcës Detare u organizua ceremonia e vlerësimit të Qendrës së Stërvitjes Bazë të Forcës Detare dhe instruktorëve të kësaj Qendre, Kapiten i Rangut të Dytë Tomorr Sinani dhe Kapiten i Rangut të Tretë Erion Ago, me Certifikatën e Mirënjohjes, akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtues i Lartë Eduard Merkaj i dorëzoi Certifikatën Komandantit të Qendrës Stërvitore Bazë të Forcës Detare, Kapiten i Rangut të Dytë Bamir Likaj.

Lexo më shumë...

Zhvillohet në Shqipëri takimi i Grupit të Punës për Operacionet Detare të NATO (MAROPSWG)

Në datat 14 – 23 janar 2020 në mjediset  e hotel Tirana International zhvilloi takimin e radhës Grupi i Punës për Operacionet Detare i NATO-s (NATO Maritime Operations Working Group). 

Në këtë takim morën pjesë mbi 130 delegatë nga forcat detare të vendeve të NATO si dhe struktura, organizma dhe qendra të ndryshme të ekselencës të NATO. 

Grupi i Punës për Operacionet Detare është më i madhi i Bordit të Standardizimit të NATO dhe përbëhet nga katër nëngrupe. Objektivi kryesor është diskutimi mbi zhvillimin dhe standardizimin e doktrinave, taktikave dhe procedurave në operacionet detare me qëllim përmirësimin e efektivitetit të forcave detare të NATO. 

 

Lexo më shumë...

Fillon Kursi Bazë i Nënoficerit në specialitetin e Detarisë

28 janar 2020

Në mjediset e Qendrën Stërvitore, Pashaliman, në zbatim të urdhrit të Komandantit të Forcës Detare, më datën 27 janar 2020, filloi Kursi Bazë i Nënoficerit në specialitetin e Detarisë. Programi dhe tematikat e kursit janë miratuar më parë nga Komanda e Forcës Detare dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Trajnimi parashikon gërshetimin e teorisë me veprime praktike, të cilat do të zhvillohen dhe në det, sipas detyrave që kryen ekuipazhi i anijeve të Forcës Detare. Gjithashtu, pjesëmarrësit e këtij kursi do të njihen gjerësisht me tema ku përfshihet njohja e bregdetit shqiptarë, siguria hidrolundrimore, lufta kundër ujit dhe zjarrit në anije, shpëtimi i njeriut në det, etj. Këto në kushte të ndryshme të motit dhe detit.

Lexo më shumë...

Forca Detare feston 94 - Vjetorin e Krijimit

23 dhjetor 2019

Ditën e sotme në ambientet e Komandës së Forcës Detare, Durrës u festua 94 - Vjetori i Krijimit të Flotës Luftarake Detare, ku morën pjesë kuadro dhe detarë të Forcës Detare dhe ish - kuadro të Flotës Luftarake, veteranë të saj, që kanë shërbyer në vite në anije dhe baza të rëndësishme të Flotës. 

Në ceremoni mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, familjarë të Qamil Podës, etj.

 

Lexo më shumë...

Page 1 of 72






Media Sociale



Moti