Misioni dhe Detyrat

Misioni:

Sigurimi dhe ruajtja e sovranitetit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me strukturat e tjera të Forcave të Armatosura, zbatimi i ushtrimit të ligjshmërisë në det në bashkëveprim me institucionet shtetërore me interesa në hapësirën detare.

Detyrat:

-    Të sigurojë në çdo kohë, aftësi operacionale dhe gatishmëri luftarake, me kapacitetet e nevojshme për t’ju përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve në realizimin e misionit kushtetues.
-    Të sigurojë dhe të mbrojë hapësirën detare territoriale dhe bregdetin shqiptar, duke kryer operacione të përbashkëta me strukturat e FA dhe të NATO në drejtimet e kërcënuara.
-    Monitorimi dhe kontrolli i trafikut detar në ujërat territoriale dhe vijën bregdetare të Republikës së Shqipërisë.
-    Organizimi dhe realizimi i operacioneve të kërkim-shpëtimit (SAR) dhe operacioneve humanitare në ndihmë të popullsisë në bashkëpunim me strukturat e FA.
-    Të ruajë dhe të mbrojë mjedisin detar për zbatimin e ligjshmërisë në det.
-    Sigurimi i kushteve hidrolundrimore dhe sinjalistikës detare për një lundrim të parrezikshëm në hapësirën detare të RSH.
-    Të ruajë dhe mbrojë mjedisin detar nga ndotjet dhe të ushtrojë kontrollin e kalimit të paligjshëm të mallrave dhe njerëzve.
-   Të marrë pjesë në përballimin e rreziqeve asimetrike të terrorizmit, krimit të organizuar në bashkëveprim me organizmat shtetërore të specializuara në këtë drejtim.

 






Media Sociale



Moti