Struktura e FD

Forca Detare (FD) përbëhet nga Komanda dhe Shtabi i FD (RU Nr. 2001, Kompania e Mbështetjes së Shtabit (RU Nr. 2002) Flotilja Detare (RU Nr. 2004) Qendra e Vëzhgimit Detar (RU Nr. 2006), Shërbimi Hidrografik (RU Nr.2008), Qendra e Zhytjes (RU Nr. 2012) dhe Qendra Stërvitore Bazë Detare (RU Nr.2003).


Qendra e Vëzhgimit Detar (QVD)

Misioni: Siguron vëzhgimin dhe monitorimin e pandërprerë të hapësirës detare dhe liqeneve të Republikës së Shqipërisë.
Detyrat:
- Të komandojë, kontrollojë, operojë, mirëmbajë Sistemin e Vëzhgimit të Hapësirës Detare.
- Të kryejë vëzhgim aktiv të hapësirës detare dhe liqenore të RSH.
Adresa: Plepa, Durrës


Hidrografia

Misioni: Jep, monitoron dhe mbron siguri teknike me anë të fenerëve të lundrimit brenda hapësirës detare të RSH.
Detyrat:
- Kryen studime hidrografike brenda hapësirës detare të RSH.
- Të mirëmbajë, riparojë dhe t’i mbajë në gjendje gatishmërie të gjitha pajisjet e lundrimit të vendosura përgjatë bregdetit dhe liqeneve të RSH.
Adresa: Port, Durrës


Qendra e Zhytjes

Misioni: Kryen operacione të zhytjes nën ujë dhe ndihmon certifikimin e zhytësve në nivel kombëtar.
Detyrat:
- Të komandojë, kontrollojë, trajnojë, pajisë dhe sigurojë zhytës ushtarakë për të mbështetur operacionet FARSH.
- Të kryejë dhe të mbajë programimin Kombëtar të trajnimit dhe certifikimit për zhytës.
- Të jetë i përgatitur për të siguruar këshilla teknike, ekspertë në lidhje me të gjitha aspektet e zhytjes brenda territorit të RSH.
Adresa: Pashaliman, Vlorë


Flotilja Detare

Misioni: Bën patrullime, monitoron dhe mbron hapësirën detare dhe liqenet e RSH. Mbështet operacionet kombëtare , rajonale, humanitare dhe kërkim- shpëtimi
Detyrat:
- Të patrullojë, monitorojë, kontrollojë dhe raportojë trafikun në det brenda hapësirës detare të RSH.
- Të monitorojë, raportojë dhe parandalojë aktivitete të paligjshme brenda hapësirës detare të RSH.
- Të monitorojë, raportojë dhe parandalojë ndotjen e ujit të detit dhe atij të ëmbël brenda hapësirës detare dhe liqeneve të RSH.
Adresa: Pashaliman, Vlorë

 






Media Sociale



Moti