Në Bazën Ajrore u zhvillua aktiviteti “ALBUFE1700807ICE, Initial Personnel Recovery (PR) Course”

28 shkurt 2020

Në kuadër të bashkëpunimit me ODC për vitin 2019 dhe vijimin e asistencës ndaj Forcës Ajrore shqiptare, në periudhën 24-27 shkurt 2020, në Bazën Ajrore Farkë, u zhvillua trajnimi “ALBUFE1700807ICE, Initial Personnel Recovery (PR) Course”, nga një ekip i Akademisë Evropiane të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë.

Në kursin tre ditor të zhvilluar nga ekipi i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë, merrnin pjesë pilotë dhe teknikë të Bazës Ajrore Farkë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte shkëmbimi i eksperiencës nëpërmjet shpjegimit të doktrinave mbi rikuperimin e personelit gjatë operacioneve ajrore, kapacitetet ajrore dhe mënyra e operimit, menaxhimi i ekuipazheve fluturuese.

Lexo më shumë...

Kolonel Editson Zarka priti në takim atasheun ushtarak të Francës, kolonel Fabrice Duda

24 shkurt 2020

Zëvendëskomandanti  i Forcës Ajrore, kolonel Editson Zarka priti sot në një takim atasheun ushtarak të Francës, kolonel Fabrice Duda.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Komandën e Forcës Ajrore, kolonel Zarka falënderoi atasheun ushtarak për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Franca për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake  të FARSH në tërësi dhe të Forcës Ajrore në veçanti, sidomos në fushën e  trajnimit të  efektivave  pilotë dhe teknikë të Forcës Ajrore.

Gjatë takimit, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore e njohu atasheun  rreth zhvillimeve aktuale të kapaciteteve të Forcës Ajrore, planin e zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë, për  mirëmbajtjen e hangarit si asetë  i rëndësishëm i Forcës Ajrore për mirëmbajtjen dhe  riparimin e helikopterve.

Lexo më shumë...

Deputetë të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare zhvilluan një vizitë në Bazën Ajrore, Farkë

13 shkurt 2020

Deputetë të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare zhvilluan një vizitë në Bazën Ajrore Farkë, ku u pritën nga komandanti i bazës, nënkolonel  Julian Dulemataj.

Në takimin me përfaqësues të Bazës Ajrore Farkë, deputetët me anë të një prezantimi, u njohën me punën e bërë deri tani si dhe me historikun, misionin, detyrat, organizimin, prioritetet e zhvillimit dhe problematikat.

 

Lexo më shumë...

Në Komandën e Forcës Ajrore u zhvillua aktiviteti “Albufe2000594ICE Force structure & Growth Development Phase III”

5 shkurt 2020

Në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas , një ekip i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Forcave Ajrore në Europë, zhvilloi aktivitetin “Albufe2000594ICE Force Strukture&Growth Development Phase III”, në kuadër të bashkëpunimit me zyrën e ODC dhe vijimit të asistencës për Forcat Ajrore Shqiptare, në Komandën e Forcës Ajrore 

Ekipi amerikan i Forcave Ajrore në Evrope  kryesohej nga z. Noel Fachi, Drejtor i Menaxhimit të Programeve.

Aktiviteti në Komandën e Forcës Ajrore si dhe në Bazën Ajrore në Farkë dhe në Shërbimin Meteorologjik Ushtarak, Laprakë, kishin për qëllim rritjen e profesionalizmit dhe ndërveprimit të Forcës Ajrore me NATO-n, të asistojë këtë Forcë për të marrë pjesë në operacionet e NATO-s në përgjigje të krizave si dhe të përmirësojë përgatitjen e personelit me qëllim rritjen e kapaciteteve në përgjigje të rreziqeve.

Lexo më shumë...

Deputetë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare zhvilluan një vizitë në Forcën Ajrore

04 shkurt 2020

Në Komandën e Forcës Ajrore, Rinas deputetë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare zhvilluan një vizitë.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare fillimisht u pritën nga zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel  Editson Zarka. Takimi vazhdoi me përfaqësues të Shtabit të Forcës Ajrore dhe të Qendrës Raportimit të Vëzhgimit Ajror ku u mbajt një brifing për punën e bërë në Forcën Ajrore, historikun, misionin, detyrat, organizimin, prioritetet e zhvillimit dhe problematikat.

 

Lexo më shumë...

Në Qendrën Stërvitore të Forcës Ajrore, fillon Kursi Bazë i Nënoficerit Faza II

Në datën 27 janar 2020, në Qendrën Stërvitore të Forcës Ajrore, filloi Kursi Bazë i Nënoficerit Faza II, specialiteti Forcë Ajrore. Ky kurs do të këtë një kohëzgjatje prej 8 javësh.

Programi mësimor do të jetë i ndarë në dy faza. Në fazën e parë, e cila ka një kohëzgjatje 2 javore do të trajtohen temat e arsimit  të përgjithshëm.

Faza e dytë do të synojë përgatitjen e kursantëve me njohuri të plota teorike dhe shprehitë praktike në të cilat do të përfshihen temat e specialitetit të Forcës Ajrore konkretisht: njohuri për helikopterin, trafikun ajror, kërkim shpëtimi (SAR), njohuri për radarin etj.

Lexo më shumë...





Media Sociale



Moti