Misioni dhe Detyrat

Misioni:

Sigurimi i kapaciteteve të nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e sovranitetit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me NATO, mbështetjen në operacionet luftarake e joluftarake, HNS dhe ato të kërkim-shpëtimit SAR, si dhe realizimin e komandim-kontrollit të mjeteve ajrore në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Detyrat:

- Paralajmëron në kohë mbi rrezikun ajror mbi bazën e aseteve kombëtarë dhe të NATO,
- Stërvit, pajis dhe mban në gatishmëri forcat, sistemet, pajisjet, mjetet dhe infrastrukturën e nevojshme për mbështetjen e operacioneve luftarake dhe joluftarake,
- Monitoron vëzhgimin e hapësirës ajrore të RSH mbi bazën e sigurimit dhe integrimit të informacionit nga burime kombëtare dhe NATO,
- Kontrollon hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me NATO dhe ANTA, nëpërmjet QKR (CRC) dhe përdorimit të kapaciteteve kombëtare dhe të NATO bazuar në Artikullin 5,

- Koordinon veprimet me ANTA dhe NATO për realizimin e "policimit ajror" në hapësirën ajrore të RSH në kohë paqe sipas procedurave dhe rregullave të ICAO, Eurokontrollit dhe NATO,
- Mbështet forcat e tjera në operacione luftarake,
- Merr pjesë në operacionet e përbashkëta humanitare në ndihmë të popullsisë (tërmete, përmbytje, zjarre, aksidente të rënda, bllokime rrugësh nga dëbora, ndihmë mjekësore, etj),
- Kryen operacione të kërkim-shpëtimit (SAR) me interes kombëtar, policimit ajror dhe operacioneve të NATO në vendin tonë,
- Menaxhon në bashkëpunim me strukturat civile dhe NATO, rastet "renegate" si dhe këshillon NGA (National Goverment Athority) në procesin e vendimmarrjes dhe zgjidhjes së situatave me reagimin e duhur nëpërmjet kapaciteteve dhe sistemit të komandim-kontrollit ajror të CRC,
- Mbështet me transport VIP, trupa, materiale, pajisje si dhe transport MEDAVAC,
- Udhëheq procesin e trajnimit të personelit brenda dhe në vendet e NATO, për njohjen e procedurave, sistemeve, teknikës dhe përdorimin e saj në përputhje me misionin e forcës,
- Mbështet me shërbim meteorologjik aktivitetin e FAj, komandat dhe njësitë e tjera të FA, institucionet e tjera në RSH në kohë paqe, emergjenca të ndryshme si dhe në operacione luftarake,
- Zhvillon kapacitetet operacionale të mundshme të saj për të kontribuar dhe përfituar nga përdorimi i aseteve të sistemit NATINADMS.

 




Media Sociale



Moti