Struktura e FAj

Forca Ajrore (FAj) përbëhet nga Komanda dhe Shtabi i FAj, Baza Ajrore Farkë, Baza Ajrore Kuçovë, Qendra e Vëzhgimit Ajror, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Kompania e Mbështetjes e FAj.

Baza Ajrore, Farkë

Misioni:
Baza Ajrore, Farkë, në përbërje të Forcës Ajrore me kapacitetet e veta kryen mbështetjen me transport të mesëm të trupave, materialeve dhe evakuim shëndetësor në operacione luftarake dhe joluftarake, operacione humanitare dhe të shërbimit SAR si dhe detyra të tjera në interes të operacionit.

Detyrat:
Ka për detyrë që në bashkëveprim me strukturat e Forcës Ajrore dhe të forcave të tjera të FA të sigurojë mbështetjen ajrore në operacionet e përbashkëta. Në kuadër të realizimit të misionit kryen këto detyra kryesore:
- Të sigurojë gatishmërinë luftarake të mjeteve fluturuese që ka në përdorim në përputhje me nivelet operacionale të përcaktuara,
- Të realizojë përmbushjen e detyrave luftarake dhe atyre stërvitore në përputhje me standardet e ICAO, Eurokontroll dhe NATO,
- Të realizojë transport trupash, materialesh dhe VIP në operacione luftarake,
- Të mbështesë dhe kryejë operacione humanitare në ndihmë të popullsisë (emergjencat civile dhe fatkeqësitë natyrore),
- Të kryejë detyra të zbulimit dhe rikonicion me interes kombëtar dhe NATO në drejtim interesi,
- Të kryejë monitorim sipas situatave të kufirit detar dhe tokësor në interes të detyrave speciale si dhe interes të vendimmarrjeve të shpejta,
- Të zhvillojë më vete ose në bashkëpunim me të tjerët operacionet e kërkim-shpëtimit,(SAR),
- Të sigurojë përgatitjen dhe trajnimin e personelit sipas teknologjisë në përdorim dhe standardeve në interes të plotësimit të misioneve në lloje të ndryshme operacioni,
- Të sigurojë dhe realizojë shërbimet e mirëmbajtjes në kohë dhe sipas kërkesave teknike të përcaktuara si për mjetet ajrore, ashtu edhe për mjetet tokësore që ka në përdorim,
- Të realizojë operacione MEDAVAC transport të sëmurësh,
- Të marrë pjesë dhe mbështesë stërvitjet e ndryshme “Joint” me FA dhe institucionet e tjera të vendit.

Baza Ajrore, Kuçovë

Misioni:
Baza Ajrore, Kuçovë, në përbërje të Forcës Ajrore me kapacitetet e veta kryen trajnimin e personelit të Forcës Ajrore, mbështetjen me transport të trupave dhe materialeve, në operacione luftarake, joluftarake dhe humanitare. Mbështetjen dhe krijimin e kapaciteteve aeroportuale për mbështetje HSN dhe policim ajror të RSH me NATO.

Detyrat:
Ka për detyrë që në bashkëveprim me strukturat e FAj dhe të forcave të tjera të FA të sigurojë mbështetjen ajrore në përputhje me misionin. Në kuadër të realizimit të misionit kryen këto detyra kryesore:
- Të sigurojë gatishmërinë luftarake në përputhje me nivelet operacionale të përcaktuara,
- Të realizojë mbështetjen me infrastrukturën e nevojshme për trajnimin e pilotëve dhe specialiteteve sipas misionit të Shkollës së Trupës,
- Të realizojë transport trupash dhe materialesh në interes të forcave të tjera në operacione te ndryshme,
- Të marrë pjesë dhe kontribuojë me forca dhe mjete në operacione humanitare në emergjenca si dhe në fatkeqësi natyrore dhe me shërbim të limituar SAR,
- Të krijojë kushte si vend pritës për mjetet ajrore të NATO, (HNS),
- Të modernizojë dhe zhvillojë infrastrukturën e duhur për krijimin e kapaciteteve infrastrukturore për implementim të opsioneve të reja të policimit ajror,
- Të kryejë monitorim sipas situatave të kufirit detar dhe tokësor në drejtim interesi,
- Të garantojë, sigurojë dhe realizojë shërbimet e mirëmbajtjes në kohë dhe sipas kërkesave teknike të përcaktuara, si për mjetet ajrore, ashtu edhe për mjetet tokësore që ka në përdorim,
- Të zhvillojë stërvitje të ndryshme me Batalionin e Këmbësorisë në Poshnjë në interes të plotësimit të misioneve si repart i transportueshëm nga ajri.

Qendra e Vëzhgimit Ajror

Misioni:
Qendra e Vëzhgimit Ajror, në përbërje të FAj me kapacitetet e veta dhe të NATO, realizon dhe integron informacionin e vëzhgimit për krijimin e pikturës ajrore si dhe mbështet sigurimin e kushteve për kryerjen e funksioneve të QKR (CRC), si pjesë e sistemit NATINADMS, policimit ajror, kryerjen e kontrollit të mjeteve ajrore në vartësi, si dhe menaxhimin e rasteve renegate në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Detyrat:
Ka për detyrë që në bashkëveprim me strukturat e FAj dhe të forcave të tjera të FA të sigurojë mbështetjen me zbulim, vëzhgim dhe komandim - kontroll ajror në kryerjen e misioneve dhe operacionet e përbashkëta. Në kuadër të realizimit të misionit ka për detyrë të stërvisë, të përgatisë, të pajisë dhe të mbajë në gatishmëri forcat dhe mjetet për:
- Monitorim, vëzhgim dhe kontroll të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë,
- Paralajmërim në kohë për rrezikun ajror,
- Shkëmbim informacioni për vëzhgimin dhe krijimin e pamjes ajrore (RAP) me CRC e NATO dhe institucioneve civile (ANTA),
- Të sigurojë kapacitetet e nevojshme operacionale me strukturën e C2 ajrore të NATO dhe sistemit NATINADMS,
- Mbështetje me komandim drejtim të FAj në operacion,
- Mbështetje në operacione të përbashkëta në kuadrin e FA, ato humanitare në ndihmë të popullsisë,
- Mbështetje të operacioneve të kërkim-shpëtimit (SAR),
- Drejtimin e mjeteve ajrore të forcës në stërvitje dhe operacione të ndryshme.

Është bërë monitorimi i situatës ajrore dhe dhënia e informacionit të gjitha njësive e reparteve të FAj dhe QBO të SHP.
Në zbatim të marrëveshjes me CCAir Izmir janë realizuar disa stërvitje ajrore në hapësirën ajrore shqiptare dhe është mbajtur në gatishmëri sistemi i komunikimit nga Komanda e FAj me CAOC 5 dhe CAOC 7 për policimin ajror.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Misioni:
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në përbërje të FAj me kapacitetet e veta siguron informacion të nevojshëm të konditave meteorologjike për mbështetjen e operacioneve luftarake dhe joluftarake, humanitare dhe shërbimit SAR në interes të FA dhe të institucioneve të tjera të RSH. 

Detyrat:
Në kuadër të realizimit të misionit kryen këto detyra kryesore:
- Të sigurojë në vazhdimësi informacion të saktë mbi gjendjen dhe parashikimin e motit për të gjithë territorin e RSH,
- Të parashikojë në kohë në bazë të metodave bashkëkohore fenomenet e rrezikshme atmosferike sipas standardeve ndërkombëtare dhe të NATO,
- Të mbështesë me informacion METEO operacionet e FA dhe trupave të vendeve aleate në rast nevoje brenda vendit,
- Të mbështesë me informacion METEO drejtimin e mjeteve të FAj në stërvitjen e pilotëve të planëzuar gjatë gjithë kohës,
- Të japë asistencë me të dhëna meteorologjike për sigurimin e fluturimeve ajrore, lundrimeve detare apo rastet e emergjencës civile,
- Shkëmben informacion meteorologjik me strukturat kombëtare dhe ndërkombëtare,
- Të japë informacionin meteorologjik online në QKR (CRC) në mënyrë të vazhdueshme,
- Të trajnojë dhe rritë profesionalizmin nëpërmjet njohjes dhe përdorimit të aparaturave në ushtrimin e detyrës me personelin përkatës,
- Të modernizojë aparaturat dhe sistemet për zbatimin e standardeve të organizatave ndërkombëtare, rajonale për trajtimin shkencor të fenomeneve meteorologjike në vendin tonë.

Kompania Mbështetëse

Misioni:
Kompania e Mbështetjes e Forcës Ajrore kryen mbështetjen e shtabit të FAj në vendbazim dhe në operacione për ruajtjen dhe sigurinë, transporti dhe furnizimi logjistik. Mbështetjen e veprimeve aeroportuale në pritjen dhe përcjelljen e kontingjenteve dhe materialeve pjesëmarrëse në operacionet me NATO ose stërvitjeve të përbashkëta në vendin tonë.

Detyrat:
Në kuadër të realizimit të misionit ka për detyrë:
- Kryerjen e veprimeve aeroportuale për kontingjentet, mallrat dhe pajisjet ushtarake,
- Krijimin e kushteve dhe mbështesë për forcat aleate të NATO me veprime aeroportuale,
- Krijojë kushte dhe kapacitete të nevojshme për HNS në përputhje me misionin e Forcës Ajrore,
- Kryen ruajtjen dhe sigurinë e personelit, infrastrukturës administrative dhe operacionale,
- Mbështetje logjistike në vendbazim dhe ribazim në interes të misionit të Forcës Ajrore,
- Sigurimin me transport trupash dhe mjetesh të Forcës Ajrore, në kohë paqe dhe operacione të ndryshme,
- Kryerjen dhe realizimin e mbështetjes me shërbime riparimi dhe mirëmbajtje të sistemeve dhe teknikës në përdorim,
- Sigurimin e komunikimit me eprorin dhe repartet e vartësisë,
- Sigurimin e mbështetjes shëndetësore,
- Administrimin e infrastrukturës dhe materialeve, sistemeve, pajisjeve dhe mjeteve.

 




Media Sociale



Moti