Dhurim gjaku në Policinë Ushtarake

Sot më datë 7 shtator 2017,  efektivi i Policisë Ushtarake  në kuadër të thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar , dhuroi gjak për të ndihmuar  rreth 700 fëmijë talasemik dhe familjet e tyre.

Ky akt i thjeshtë por me vlera të mëdha humane u realizua nën kujdesin e Komandantit të Policisë Ushtarake Kolonel Ekland Dauti dhe Znj.Antigoni Qystri Kordinatore e Projektit të Dhurimit Vullnetar të Gjakut për Kryqin e Kuq, dega Tranë, për të qënë sa më pranë fëmijëve në nevojë të cilët çdo dy javë duan një flakon gjak për të jetuar.

Policia Ushtarake i është përgjigjur në çdo ditë të vitit thirrjes për dhurimin e gjakut, ky është i disati vitë radhazi që ne i jemi gjendur pranë fëmijëve talasemik për të cilët dhënia e gjakut është një ditë jete më shumë. Të dhurosh gjak jo vetëm që është një dhuratë e çmuar e cila shpëton një jetë por është në të mirë të shëndetit pasi bën aktiv prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut si dhe është një mënyrë  për të kontrolluar shëndetin. Kjo traditë e cila tashmë është bërë pjesë e pandarë e Policisë Ushtarake do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim dhe kurdoherë që do të kërkohet ndihma jonë.

View the embedded image gallery online at:
https://aaf.mil.al/index.php/foto#sigProGalleriaa019db1fb1






Media Sociale



Moti