Foto Galeria

Në datën 09 prill 2021 në Flotiljen Detare Pashaliman, në rajonin e Gjirit të Dukatit u zhvillua stërvitja përgatitore (prove) në kuadër të zhvillimit të stërvitjes Defender Europe-21.
Në stërvitje ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, komandanti i Forcës Detare gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, komandanti i Forcës Tokësore GJENERAL brigade Arben Kingji dhe Komandanti i Qendrës së Arsimimit Profesional të Ushtarëve Bunavi kolonel Ferdinand Dimo.
Komandanti i Flotiljes Detare Pashaliman kapiten i rangut dytë Sabri Gjinollari i uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe i informoi për rolin dhe masat e marra nga Flotilja Detare në interes të pjesëmarrjes në stërvitjen Defender Europe-21 si dhe i njohu me skenarët e stërvitjes paraprake të planëzuar.
Në mjediset e Qendrës Stërvitore Pashaliman, u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar (SIA) specialiteti Detari.
Gjatë periudhës 10- javore të kursit SIA, kursantët janë njohur dhe kanë ndjekur programin teorik dhe praktik mësimor nga qendra stërvitore si ajo e rregulloreve dhe mirëmbajtja e anijeve, lufta kundër ujit dhe zjarrit, praktika detar . Gjithashtu nga kursantët është treguar disiplinë e lartë dhe korrektësi në zbatimin e rregulloreve bazë të Forcave të Armatosura.
30 mars 2021 Në datën 29 mars 2021, u zhvillua stërvitja detare ndërmjet anijes së Flotës së 6-të të SHBA "USS Monterey" dhe anijeve të Forcës...

16 mars 2021 Në mjediset e Qendrës Stërvitore Pashaliman, u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit Bazë të Nënoficerit me specialitet Detari,...


9 mars 2021 Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Francën, nga data 07 - 10 mars 2021 anija franceze e klasit Loire (BSAM - Bâtiments de Soutien...

18 shkurt 2021 Ambasadorja e Republikës së Greqisë në Shqipëri Sophia Philippidou, ka vizituar Bazën Detare Pashaliman në të cilën gjatë...



09 janar 2021 Mbrëmjen e datës 08 janar, Forca Detare (Roja Bregdetare) u informua për një gomone me 55 migrantë, midis tyre gra dhe fëmijë, në...

24 dhjetor 2020 Me rastin 95 – Vjetorit të Krijimit të Forcës Detare në molin nr. 4 të Portit të Durrësit u kremtua ceremonia e rastit. Në këtë...

18 dhjetor 2020 Paraditen e sotme, në ambientet e Komandës së Forcës Detare , u zhvillua ceremonia e gradimeve të personelit nënoficer, oficer të...

Misioni: Sigurimi dhe ruajtja e sovranitetit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me strukturat e tjera të Forcave të Armatosura, zbatimi i ushtrimit të ligjshmërisë në...






