Strukturat e Komandës Mbështetëse angazhim maksimal në ndihmë të Familjeve në nevojë

20 mars 2020

Prej disa ditësh efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale, Batalionit të Xhenios dhe atij të Transportit të Komandës Mbështetëse janë angazhuar maksimalisht në depot e Rezervave të Shtetit për përgatitjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë dhe pensionistëve kryefamiljarë për përballimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Pakot që u përgatitën në Rezervat e Shtetit u u morën në dorëzim nga pushteti loKal, ku në bashkëpunim të ngushtë me Komandën Mbështetëse dhe Emergjencat Civile si dhe me shoqatën “Fundjavë Ndryshe” nisi shpërndarja e tyre kryesisht familjeve të prekur nga tërmeti, familjeve në nevojë dhe pensionistëve kryefamiljarë.

Gjithsej janë paketuar, grumbulluar dhe shpërndarë rreth 1550 pako nga Rezervat e Shtetit dhe 180 pako nga “Fundjavë Ndryshe” kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë, më së shumti në zonat Thumanë, Shijak, Ishëm, Budull, Mazhë e Madhe, Bubq dhe Laç.

Lexo më shumë...

Përfundon Kursi Bazë i Oficerit në spcialitetin Logjistikë / Furnizim

06 mars 2020

Në ambientet e Qendrës Stërvitore të Komandës Mbështetëse u zhvillua ceremonia e përfundimit të kursit bazë të oficerit për specialitetin Logjistikë / Furnizim, 

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Zv/komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Përparim Gega, Zv/ Komandanti i Qendrës Stërvitore Lulzim Kameri si dhe përfaqësues nga shtabi i KM-së.

Në fjalën e hapjes së këtij aktiviteti Zv/komandanti Qendrës Stërvitore, N/kolonel Lulzim Kameri theksoi rëndësinë e veçantë që ka kjo ceremoni duke u shprehur se: Kursi bazë i oficerit për specialitetin Logjistikë/Furnizim, është kurs institucional nëpërmjet të cilit pjesëmarrësit rrisin aftësitë e tyre tekniko profesionale në fushën e logjistikës, për të shërbyer sa më mirë në funksionet përkatëse në repartët nga të cilët ata vijnë. Më tej ai vlerësoi edhe predispozicionin dhe përkushtimin e treguar nga kursantët për të asimiluar sa më mirë programin e afruar nga instruktorët e Qendrës Stërvitore. 

Lexo më shumë...

Gjeneral brigade Ndriçim Sallaku vizitë në Kosovë

25 shkurt 2020

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me Kosovën, nga data 19-21 shkurt, komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku, i shoqëruar nga komandanti i Batalionit të Mbështetjes Rajonale, kolonel Avni Bilbilaj dhe atasheu ushtarak i Shqipërisë në Kosovë kolonel Eduart Bala, zhvilloi takime në Shtabin e Përgjithshëm të Kosovës, Komandën Logjistike, Gardën Kombëtare të FSK, si dhe homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Qëllimi i kësaj vizitave ishte shkëmbimi i eksperiencave për përfitim reciprok me fokus mbi strukturat ushtarake të emergjencave civile.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti