Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku priti në takim atasheun ushtarak të Francës, kolonel Fabrice Duda

Komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku priti sot në një takim kortezie atasheun ushtarak të Francës, kolonel Fabrice Duda. 

Gjeneral brigade Sallaku pasi i uroi mirëseardhjen kolonelit francez e falënderoi atë për mbështetjen që Franca i ka dhënë Forcave tona të Armatosura ndër vite dhe në mënyrë të veçantë për ndihmën e madhe të ekipit francez të emergjencave civile, gjatë situatës së tërmetit të 26 nëntorit. 

 

Lexo më shumë...

Specialistët EOD zhvendosin me sukses municionin kundërtank nga fshati Mollë Grabovë, Gramsh

10 shkurt 2020

Struktura speciale për eliminimin e materialeve dhe municioneve të rrezikshme EOD e Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse është përballur këtë fundjavë me një tjetër situatë të raportimit të prezencës së një municioni ushtarak të pa identifikuar, të gjendur në tunelet e fshatit Mollë Grabovë, Njësia Administrative Kodovjat, Gramsh.

Specialistët EOD pasi evidentuan prezencën e municionit luftarak, konstatuan se municioni ishte një minë metalike kundërtanke. Nga ekspertiza mina, rezultoi e mundshme për t’u transportuar.

Lexo më shumë...

Specialistët EOD eliminojnë rrezikun e municioneve të gjetura në Kuzum Baba, Vlorë

6 shkurt 2020

Specialistët xhenierë të EOD, mbrëmjen e ditës së djeshme pas sinjalizimit për gjetje municionesh të paplasura në Kuzum Baba, Vlorë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas kryerjes së vlerësimit të rastit, ndoqën procedurat për mënjanimin e rrezikut të municioneve të evidentuara në mes të cilave kishte dhe predha artilerie të kalibrit 60 dhe 150 mm, duke përfunduar detyrën me sukses. 

Pas kësaj detyre, në bashkëpunim e koordinim edhe me Komisariatin e Policisë Vlorë, specialistët xhenierë i janë drejtuar këtij komisariati, për tërheqjen e dy predhave të tjera artilerie të kalibrit 60 mm, të cilat janë magazinuar, në pritje për t’u asgjësuar.

 

Lexo më shumë...

Dhurim gjaku nga personeli i Komandës Mbështetëse

23 janar 2020

Paraditen e sotme, në mjediset e auditorit të Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e hapjes së kësaj fushate, ku morën pjesë zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandantë repartesh në FA, drejtorë drejtorish në SHP, drejtori i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut z. Kristo Raca, zëvendësdrejtoresha e kësaj qendre znj. Irena Seferi si dhe efektivat dhurues vullnetar të gjakut nga strukturat e Forcave të Armatosura.

 

Lexo më shumë...

Dekorohet Batalioni i Xhenios me rastin e 99-të vjetorit të krijimit të tij

Me rastin e 99-të vjetorit të krijimit të Armës së Xhenios, në ambientet e Batalionit të Xhenios (bxh) është zhvilluar një ceremoni e veçantë ku përveç festimit të përvjetorit të  Armës së Xhenios, ky nënrepart u dekorua edhe me medaljen për pjesëmarrje në emergjencat civile. 

Në këtë ceremoni morën pjesë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, Komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Albert Mullai, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP, si dhe ish-xhenierë të cilët kanë shërbyer ndër vite pranë kësaj arme.

Në fjalën e mirëseardhjes komandanti i batalionit të Xhenios N/kolonel Hajdar Gurra bëri një përshkrim të shkurtër historik të kësaj arme në vite, që nga momenti i krijimit në 20 Janarin e vitit 1921 dhe deri në ditët e sotme.

Lexo më shumë...

Ceremoni falënderimi në Komandën Mbështetëse, për kontributin që Forcat e Armatosura dhanë ndaj komunitetit

30 dhjetor 2019

Në ambientet e Komandës Mbështetëse u zhvillua sot një ceremoni e veçantë falënderimi për kontributin e Forcave të Armatosura dhënë popullsisë së dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.
Në këtë aktivitet morën pjesë shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Manushaqe Shehu, përfaqësues nga Ministria e Punëve Vendore, komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Albert Mullai, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel Eduart Zarka,  etj.

 

Lexo më shumë...

Page 1 of 73






Media Sociale



Moti