Historiku i KM

- 14 nëntor 1947 - Krijimi i Depos Qendrore të Intendencës.

- 1948 - Depoja Qendrore e Intendencës emërtohet Magazinat Qendrore të Ushtrisë.

- 1949 - Magazinat Qendrore të Ushtrisë, emërtohen Reparti me numër 8770, numër të cilin e mbajnë deri në vitin 1993.

- 1993 - Magazinat Qendrore të Ushtrisë, emërtohen Bazat e Furnizimit të Ushtrisë në Tiranë, Elbasan, Berat dhe Rrëshen.

- 2000 - Krijohet Komanda e Mbështetjes Logjistike, e cila mori në përbërje dhe Bazat e Furnizimit të Ushtrisë.

- 2003 - Në kuadër të riorganizimit të Komandës së Mbështetjes Logjistike, Bazat e Furnizimit të Ushtrisë në Tiranë, Elbasan, Berat dhe Rrëshen, suprimohen dhe mbi bazën e tyre krijohet Brigada e Furnizimit të Ushtrisë.

- 2007 - Komanda e Mbështetjes Logjistike, riorganizohet në Komandë Mbështetëse me përbërje, Brigadën Logjistike (krijuar nga suprimimi i Brigadës së Furnizimit dhe Brigadës së Transportit), Regjimentin e Mbështetjes së SHP, Regjimentin e Infrastrukturës, Qendrën e Personel-Rekrutimit, Spitalin Ushtarak Qendror Universitar dhe Batalionin e Policisë Ushtarake.

- 2010 - Mbi bazën e urdhrit të shefit të SHP të FA, nr. 31 datë 24.02.2010, Komanda Mbështetëse suprimohet dhe mbi bazën e saj riorganizohet Brigada Logjistike.

-2014,- Mbi bazën e urdhrit të ministrit të Mbrojtjes nr. 603, datë 23.07.2014 Brigada Logjistike, Brigada e Mbështetjes Rajonale suprimohen dhe mbi bazën e tyre riorganizohet Komanda Mbështetëse.





Media Sociale



Moti