Foto Galeria

24 qershor 2014
Në kuadër të angazhimit me personel dhe mjete të Forcave të Armatosura në ngritjen dhe administrimin e kampingjeve, si pjesë e Task-Forcës për përmirësimin e kushteve të sigurisë në plazhe dhe zonat çlodhëse në bregdet, Komanda e Brigadës së Mbështetjes Rajonale është angazhuar për ngritjen e 10 kampingjeve me çadra, plotësimin e tyre me materialet e nevojshme për jetesë (shtretër, material fjetjeje, tavolina dhe karrige), për një personel prej 20 vetësh.
Komanda dhe shtabi i BrMR mori të gjitha masat organizative për planifikimin dhe ngritjen e kampingjeve përgjatë gjithë bregdetit të RSH sipas standardeve të kërkuara. Më datë 16 qershor 2014 u zhvillua rikonicion në rajonet e përcaktuara për planin e vendosjes së kampingjeve në bashkëpunim me përfaqësuesit e Pushtetit Vendor dhe të Agjensisë Kombëtare të Bregdetit.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zhvilloi një vizitë në Komandën e Brigadës së Mbështetjes Rajonale (BrMR). Komandanti i BrMR gjeneral brigade Muhamet Buçpapa e njohu nga afër SHSHPFA gjeneralmajor Bazo me punën dhe arritjet e njësisë dhe strukturave të saj vartëse.
Me këtë rast shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo ka prezantuar emërimin në detyrë të zëvendëskomandantit të ri të BrMR, kolonel Besnik Sylaj. Gjeneral Bazo vlerësoi kolonel Sylën për punën, arritjet e shënuara në detyrat e mëparshme, si dhe përvojën e mirë në drejtim, të cilat do të ndikojnë në përmbushjen me cilësi të detyrave të ngarkuara.
10 qershor 2014 Me kërkesën e prefektit të Qarkut të Kukësit z. Safet Gjici, pas emergjencës të shpallur për pastrimin e Liqenit të Fierzës në...

26 maj 2014 Në vijim të aksionit kombëtar për rehabilitimin e mjedisit në moton “Shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë atë pastër”, personeli...

17 maj 2014Në kuadër të rehabilitimit të mjedisit për pastrimin, grumbullimin e mbeturinave urbane dhe inerte në plazhe në prag të sezonit...

30 prill 2014 Në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve stërvitore të Shtabit të Komandës së SEEBRIG (South-Eastern Europe Brigade), në 29 prill...

28 prill 2014 Në zbatim të planit të aktiviteteve kryesore stërvitore të BrMR për vitin 2014 nga data 23-24.04.2014 në rajonin e Farkës me...

16 prill 2014 Në mbështetje të ceremonisë përkujtimore të 15-vjetorit të eksodit kosovar të vitit 1999, që u zhvillua në qytetin e Kukësit,...

26-27 mars 2014 Në zbatim të planit të aktiviteteve kryesore stërvitore të BrMR për vitin 2014, si dhe në zbatim të urdhrit të komandantit të...

20 mars 2014 E enjte e trete e çdo muaji është dita e mjedisit në BrMR. Shtabi i BrMR dhe komandantët e reparteve morën masa të plota më qëllim...

3 mars 2014 Në vijim të nismës “Shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë atë të pastër”, Brigada e Mbështetjes Rajonale (BrMR) u angazhua në...

22 shkurt 2014 Në vijim të nismës “Shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë atë të pastër”, më datë 22.02.2014 Brigada e Mbështetjes Rajonale u...

Misioni: Komandon, kontrollon, pajis, trajnon dhe mban nivel të lartë gatishmërie të batalionit. Siguron mbështetje për operacione luftarake,...





