Gjeneral Bazo i akordon certifikatën e mirënjohjes z. Sirri Rroji

18 tetor 2016

Në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm u zhvillua sot paradite një ceremoni e veçantë për të nderuar punën dhe kontributin ndër vite të dirigjentit të Orkestrës Frymore të FA z. Sirri Rroji. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i ka akorduar Certifikatën e Mirënjohjes, dirigjentit të parë të Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura, zotit Sirri Rroji, me motivacionin "Për kontributin dhe përkushtimin e treguar ndër vite në ruajtjen dhe transmetimin e vlerave më të mira kulturore-artistike në formacionet muzikore të FA të RSH dhe më gjerë”.

Lexo më shumë...

Forcat e Armatosura dhurojnë ndihma nën moton “Ndihmoni për ata që nuk janë si ju”

18 tetor 2016

Në kuadër të Ditës Botërore kundër Urisë dhe nën moton “Ndihmoni për ata që nuk janë si ju”, Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe gjithë strukturat në Forcat e Armatosura, mundësuan sensibilizimin e personelit ushtarak dhe civil, duke bërë të mundur që me kontributin vullnetar të tyre, të grumbullohen një sasi e konsiderueshme ndihmash në ushqime, veshmbathje dhe vlerë monetare, në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Lexo më shumë...

Forcat e Armatosura festojnë 18 - vjetorin e krijimit të Batalionit të Forcave Speciale

16 tetor 2016

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo, morën pjesë në ceremoninë e 18 - vjetorit të krijimit të Batalionit të Forcave Speciale. Në ceremoninë e organizuar në mjediset e batalionit në Zall-Herr, morën pjesë gjithashtu deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ushtarakë të lartë si dhe mjaft të ftuar.

Lexo më shumë...

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovani Fungo, vizitë zyrtare në vendin tonë

14 tetor 2016

Komandanti i KFOR gjeneralmajor Giovani Fungo, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadër të njohjes, por edhe diskutimeve për mbarëvajtjen dhe vazhdueshmërinë e Operacionit të NATO-s në Kosovë.
Takimin e parë në serinë e takimeve gjatë qëndrimit të tij njëditor në Tiranë, e pati me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo. “Personalisht dhe në emër të Forcave të Armatosura ju uroj për detyrën e re si dhe ju shpreh gatishmërinë se Forcat tona të Armatosura do të vazhdojnë të mbështesin KFOR në përmbushjen e angazhimeve të tij”– ju drejtua gjeneral Bazo në fillim të fjalës së tij të mirëseardhjes”.

Lexo më shumë...

Gjeneral Bazo takon ambasadoren e Republikës Çeke, znj. Bronislava Tomášová

6 tetor 2016

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo, priti në një takim të veçantë ambasadoren e Republikës Çeke, në vendin tonë, sh.s. znj. Bronislava Tomášová.

Gjeneral Bazo pasi ka vlerësuar nivelin aktual të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, u shpreh ndër të tjera se: “Forcat tona të Armatosura janë të lidhura ngushtë me NATO dhe bashkëpunimi dypalësh midis vendeve tona është gjithmonë e më shumë në rritje. Dua të veçoj këtu punën e Forcave të Armatosura çeke të angazhuara në misionin e KFOR dhe në RSM, duke treguar profesionalizëm dhe disiplinë të lartë”. Më tej gjatë takimit gjeneral Bazo ka falënderuar ambasadoren Tomášová për lidershipin e treguar nga kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO, gjeneral Peter Pavel.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti