
31 tetor 2015
Forcës Ajrore i shtohen dy helikopterë të rinj për operacionet SAR (kërkim-shpëtim), ndërsa katër mjete të blinduara i shtohen Policisë Ushtarake.
Në Bazën Ajrore në Farkë është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të dy helikopterëve të rinj të tipit EC-145 në konfigurimin SAR (kërkim-shpëtim), si dhe katër mjeteve të blinduara të klasit “Lince” për Policinë Ushtarake. Ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdia, ambasadori i Republikës së Francës në Tiranë, z. Bernard Fitoussi, i ngarkuari me punë i Italisë Marcello Cavalcaselle, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë etj.
30 tetor 2015
Akademia e Forcave të Armatosura, ka çelur sot vitin e ri akademik 2015-2016 për 377 ushtarakë, të cilët do të ndjekin në auditorët e AFA, por jo vetëm, kurse institucionale të karrierës operacionale dhe të nivelit strategjik, si dhe ato të gjuhëve të huaja. Ceremonisë së organizuar me këtë rast iu bashkua dhe ministri i Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë më Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm.
29 tetor 2015
Në rajonin e Kepit të Palit u zhvillua stërvitja “Durrës, SAREX - 2015” me personel dhe mjete të Forcës Detare, Forcës Ajrore, Antikondrabandës Detare, Policisë Kufitare dhe të Emigracionit në Durrës, Qendra Operacionale Ndërinstitucionale Detare (QNOD) dhe Inspektoratit të Peshkimit.
Stërvitjen “Durrës, SAREX - 2015”, e ndoqi nga afër shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Ylber Dogjani, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, ushtarakë të lartë të MM e SHP, përfaqësues të institucioneve që kishin pjesëmarrës në stërvitje si dhe pjesëmarrës të seminarit për kërkim - shpëtimin të realizuar në Tiranë nga qendra RACVIAC, etj.
28 tetor 2015
Prej më se një jave, më shumë se 200 trupa të Batalionit të 3-të të Këmbësorisë (b3k) të Forcës Tokësore dhe elementë të mbështetjes nga Forca Tokësore dhe Komanda Mbështetëse janë vendosur në rajonin e Rreth - Grethit për të zhvilluar stërvitjen e planëzuar “Rreth - Grethi 2015”.
Për të ndjekur nga afër ecurinë e kësaj stërvitje sot ishin në rajonin e Rreth - Grethit ministri i Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneramajor Jeronim Bazo.
26 tetor 2015
Pas më shumë se një dekade të trajnimit të Stërvitjes së Përbashkët (JCET), një ekip i Forcave Speciale Detare të SHBA (NAVY SEALs) ndodhet për herë të dytë në terrenet stërvitore të Batalionit të Forcave Speciale për t’u trajnuar së bashku me to dhe një grup të forcave speciale RENEA. Në këtë stërvitje të përbashkët morën pjesë 13 efektivë të Forcave Speciale amerikane, 15 efektivë të Komisariatit Special “RENEA” të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe 15 efektivë të Kompanisë së IV të Batalionit të Forcave Speciale.
22 tetor 2015
SHSHPFA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, në cilësinë e “Guest Speaker”, ishte i ftuar në auditorët e Akademisë së Forcave të Armatosura për të për të mbajtur një leksion në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes - 2015.
“Është gjithmonë kënaqësi të jesh i pranishëm në auditorë, por kjo kënaqësi është akoma më e veçantë kur je në një auditor më përbërje si kjo që kam përpara - ju drejtua gjeneral Bazo pjesëmarrësve të Kursit të 7 të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen.