
30 tetor 2014
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka pritur sot paradite zëvendësambasadorin e Britanisë së Madhe të akredituar në vendin tonë, z. Stephen Hickling.
SHSHPFA, gjeneralmajor Jeronim Bazo pasi e ka falënderuar për mbështetjen e deritanishme ka vlerësuar nivelin aktual të bashkëpunimit ushtarak dypalësh dhe në kuadër të NATO.
Nga ana e tij, z. Hickling ka vlerësuar me nota maksimale bashkëpunimin disavjeçar në kuadër të stërvitjes shqiptaro-britanike “Albanian Lion”. Njëkohësisht u vlerësua bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe ndihmës që FARSH kanë dhënë për qeverinë e Irak në luftën ndaj të ashtuquajturit “shteti islamik”.
28 tetor 2014
Në ambientet e Shkollës së Trupës në Bunavi, është zhvilluar sot paradite ceremonia e fillimit të stërvitjes individuale bazë me rekrutët e rinj. Në këtë ceremoni merrnin pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Forcës Detare gjeneral brigade Qemal Shkurti, komandanti i Policisë Ushtarake kolonel Xhevdet Zeneli etj.Ceremonia e fillimit të stërvitjes individuale bazë është përshëndetur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo.
27 tetor 2014
Nga data 27 deri me 30 tetor në ambientet e Garnizonit Skënderbej, zhvillohet konferenca Specifikuese për Stërvitjen “Joint Reaction 2015”. Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të Iniciativës A5 me pjesëmarrjen të vendeve të tjera të rajonit e më gjerë. Ajo synon trajnimin dhe koordinimin ndërministror dhe midis vendeve për emergjencat civile.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, në përshëndetjen e tij në këtë konferencë, theksoi rëndësinë e kësaj stërvitje për trajnimin e forcave për përballimin e emergjencave civile, si dhe falënderoi pjesëmarrësit për gatishmërinë dhe bashkëpunimin për realizimin me sukses të kësaj stërvitje.
27 tetor 2014
Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen (KLSM) është i gjashti në radhë që zhvillohet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. KLSM ka qenë një ndër kurset e vlerësuara jo vetëm nga NATO por edhe në kuadrin rajonal. Aktualisht ky kurs është i listuar edhe në listën e kurseve të njohura nga NATO.
Harta e pjesëmarrjes në KLSM ka qenë kryesisht nga rajoni, por edhe më gjerë. Këtë kurs e kanë frekuentuar pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Italia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Turqia. Kursi ka si audiencë kryesore ushtarakë të gradave të larta dhe civilë që kryejnë detyra në nivele strategjike të administratës shtetërore, kryesisht të fushës së Sigurisë dhe Mbrojtjes, ndërsa trupi akademik dhe lektorët janë të përzgjedhur dhe me kontribute të shquara në fushën akademike dhe fusha të tjera.
22 tetor 2014
Në ambientet e auditoriumit në MM u zhvillua një aktivitetit sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit me pjesëmarrjen e femrave në strukturat e MM, SHPFA, FT, ASNI dhe PU, si dhe atyre që punojnë në strukturat e garnizonit “Skënderbej”. Qëllimi i këtij aktiviteti që u zhvillua nën kujdesin e ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, është sensibilizimi mbi rrezikun e kancerit të gjirit dhe parandalimit të tij.
Në këtë ceremoni morën pjesë, ministrja e Mbrojtjes, znj Mimi Kodheli, ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes, etj.
13 tetor 2014
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të Kursit të 9-të Bazë të Forcave Speciale, që u zhvillua në Zall-Herr. Në ceremoni morën pjesë gjithashtu edhe komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, atasheu ushtarak amerikan, kapiten i rangut të II-të Ralph Shield, mjeshtri i madh i skenës Mirush Kabashi, si dhe përfaqësues të tjerë ushtarakë.
Qëllimi i këtij kursi ishte përzgjedhja dhe përgatitja individuale e kursantëve për kryerjen e tre detyrave bazë të Forcave Speciale, si aksione direkte, zbulim special dhe asistencë ushtarake.