
31 tetor 2013
Në ceremoninë e betimit në shkollën e oficerëve të Selanikut pak ditë më parë, është diplomuar edhe oficerja e re shqiptare, Armela Karoli. Në ceremoninë e diplomimit, Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Dhimitris Avramopulos, u dorëzoi shpatat oficerëve të rinj, të cilët u betuan në shkollën e oficerëve të Selanikut. Midis oficerëve të rinj ishte dhe Armela Karoli, mjeke e sektorit shëndetësor të FA, e cila përfundoi me sukses studimet në vendin fqinj me gradën nëntoger. Pas ceremonisë së betimit ministri pati një bisedë të shkurtër me oficeren shqiptare ku i pranishëm ishte dhe komandanti i shkollës.
30 tetor 2013
Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, u zhvillua sot analiza e muajit tetor, mbi aktivitetin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura. Në takim merrnin pjesë zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Bërdo dhe gjeneral brigade Piro Ahmetaj, komandantëve të forcave kryesore dhe njësive autonome, si dhe drejtorëve të drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm të FA.
25 tetor 2013
Republika e Shqipërisë u bë anëtare zyrtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), më 1 prill 2009, duke sjellë rritjen e nivelit të stabilitetit dhe të sigurisë në rajonin Euro-Atlantik.
Me anëtarësimin në Aleancë, Shqipëria hyri në Fazën e Integrimit. Objektivat e saj kryesore ishin integrimi i Forcave të Armatosura Shqiptare në Strukturën Komanduese dhe Strukturën e Forcës të NATO, si dhe për të siguruar që Shqipëria kontribuon në misionin e Aleancës në përputhje me procedurat standarde të NATO.
25 tetor 2013
Në ambientet e Komandës së Doktrinave dhe Stërvitjes, zhvilloi me sukses punimet Konferenca Finale e Integrimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në NATO, me pjesëmarrjen e delegacionit të lartë të Komandës Aleancës për Transformim, si dhe drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Në konferencë morën pjesë ministri i Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, komandanti i Komandës së Aleancës për Transformim, gjeneral Jean-Paul Palomeros, zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të FA, komandantët e Forcave, etj.
24 tetor 2013
Zhvillohet në vendin tonë Konferenca finale e Integrimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në NATO, me pjesëmarrjen e komandantit të Komandës së ACT gjeneral Jean-Paul Palomeros, si dhe delegacionit të lartë që e shoqëronte. Kjo konferencë ka për qëllim identifikimin e mësimeve të nxjerra dhe arritjeve të deritanishme të Forcave të Armatosura të RSH, në procesin e integrimit të plotë të vendit tonë në NATO. Integrimi i plotë i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë nënkupton një proces të vazhdueshëm dhe dinamik të zhvillimit të burimeve njerëzore, strukturave, doktrinave dhe kapaciteteve me qëllim përmirësimin e efektshmërisë dhe ndërveprueshmërisë me NATO në mënyrën më të përshtatshme.
18 tetor 2013
Në batalionin e Forcave Speciale (BFS), u zhvillua sot paradite, ceremonia e 15-vjetorit të krijimit të këtij batalioni. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, zëvendësambasadori i SHBA në Tiranë, z. Henry V Jardine, atashe ushtarakë, gjeneralë, oficerë, nënoficerë, ushtarë profesionistë, etj.