Batalioni i Operacioneve Speciale, elita e FA, feston 10-vjetorin e krijimit të tij

21 tetor 2008

Në mjediset e Regjimentit Komando u zhvilluan aktivitete me rastin e 10-vjetorit të krijimit të Batalionit të Operacioneve Speciale. Të pranishëm në aktivitetet e organizuara me këtë rast ishin Ministri i Mbrojtjes z. Gazmend Oketa, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, zv.ministrat e Mbrojtjes Zana Xhuka dhe Petrit Karabina, Komandanti i KFB, Gjeneral Brigade Agim Lala, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Ilir Rusmaili, komandanti i Shtabit të NATO-s në Tiranë Gjeneralë Brigade Vasil Dimitrov, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave tona të Armatosura, atashe ushtarakë dhe përfaqësues të misioneve ushtarake si ODC, CUBIC, DAKOT të akredituar në vendin tonë etj.

Veprimtarive ju parapriu një ceremoni e organizuar me këtë rast, në të cilën e të pranishmëve ju uroi mirëseardhjen Komandanti i Regjimentit Komando, Kolonel Xhemal Gjunkshi.
Më pas e mori fjalën për të përshëndetur personelin e Batalionit të Operacioneve Speciale dhe të gjithë të pranishmit Ministri i Mbrojtjes z. Gazmend Oketa, i cili ndër të tjera tha – “Batalioni i Operacioneve Speciale është një prej reparteve elitë të ushtrisë shqiptare dhe është renditur me dinjitet në këtë pozicion, pasi në këto vite ka pasur një transformim dhe profesionalizëm të gjithanshëm. Krijimi, zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve operacionale të repartit tuaj ka qenë pjesë e transformimit të plotë të Forcave tona të Armatosura”.
Me përkushtimin dhe performacën tuaj në operacionet në ndihmë të komunitetit kur ata kanë patur nevojë për këtë ndihmë por edhe në operacionet ushtarake të një natyre të vështirë, ju keni treguar se jeni të aftë t’i përmbushni ato në kushtet e një ngarkese të lartë fizike e psikologjike. Janë pikërisht këto vlera tashmë të treguara që e bëjnë batalionit tuaj një shembull për tu ndjekur dhe një moment krenarie për Forcat e Armatosura.

Më pas ceremonia vijoi me dekorimin e disa prej ushtarakëve (Oficerëve, N/oficerëve e Ushtarëve profesionist) më të dalluar të Batalionit të Operacioneve Speciale me medalje të akorduara nga Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandanti i Forcës së Bashkuar.
Pas ceremonisë të pranishmit ndoqën demonstrimin e kapaciteteve dhe aftësive të Batalionit të Operacioneve Speciale, ndër të cilat spikati qitja me fishekë luftarakë në distancë të shkurtuar dhe me një precizion që do ta kish zili çdo forcë speciale. Përmes demonstrimit personeli dëshmoi atësitë e larta profesionale e disiplinën e lartë që e karakterizon.







Media Sociale



Moti