
28 shtator 2016
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të stërvitjes më të madhe shumëkombëshe që Forcat e Armatosura shqiptare kanë zhvilluar në këto vitet e fundit. Në ceremoninë, e cila u zhvillua në Komandën e Forcës Tokësore, Zall-Herr, morën pjesë gjithashtu komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Ylber Dogjani, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Dedë Prenga, komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Ardian Bali si dhe drejtorë të SHPFA etj.
27 shtator 2016
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zhvilloi një takim me nënkolonel Jan Willem de Wolf, atasheu ushtarak në ikje i Mbretërisë së Holandës për vendin tonë, rezident në Austri dhe, nënkolonel Theo Plijner, pasardhësi i tij në këtë detyrë.
Gjeneral Bazo falënderoi nënkolonelin de Wolf, rezident në Austri, për kontributin e tij të çmuar në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e Mbrojtjes. “Vendet tona janë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe si të tilla kanë patur dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie shumë të mira në fushën e Mbrojtjes” theksoi gjeneral Bazo.
26 shtator 2016
Në rajonin e Bizës, u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes së përbashkët “Joint Effort-16”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, anëtarët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, komandanti i ushtrisë Amerikane për Evropën, gjeneral leitnant Ben Hodges, Zëvendëskomandanti i Gardës së Neë Jersey-it Gjeneral Brigade Steven Ferrarri, Komandanti i FSK Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, Zëvendës ambasadori Amerikan , Komandantët e Forcave si dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura të RSH-së.
22 shtator 2016
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA, kolonel Ilir Xhepaxhia dhe Komandanti i Policisë Ushtarake kolonel Arben Kingji, morën pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar të Stërvitjen e përbashkët “Immediate Response -2016”, në Nova Mesta,Slloveni.
19 shtator 2016
Në ambientet e garnizonit Zall-Herr, u zhvillua sot ceremonia e fillimit të stërvitjes së përbashkët “Joint Effort-16”. Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16”, e cila starton sot, do të vijojë deri në datën 29 shtator dhe do të zhvillohet në rajonet e Garnizoni’Skënderbej”, Zall-Herr, Bizë, Kepi i Palit,Vau i Dejës, Poshnjë, Rinas dhe Kuçovë.
19 Shtator 2016
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Jeronim Bazo, mori pjesë në Takimin e 176 të radhës të Komitetit Ushtarak në formatin e SHSHP të vendeve të NATO-s, që u zhvillua në Split, Kroaci nga datat 16 – 18 shtator 2016.
Takimi është hapur nga Znj. Kolinda Grabar-Kitaroviċ, Presidente e Republikës së Kroacisë, e cila ndër të tjera në fjalën e saj ka vënë theksin në rëndësinë e punës së Komitetit Ushtarak për implementimin e vendimeve Politike të Samitit të Warshavës, në udhëzime strategjiko-ushtarake.