Gjeneralmajor Bazo, ushtaraku i parë shqiptar në Galerinë e Nderit të Kolegjit të Luftës të SHBA

30 shtator 2015

Kolegji i Luftës i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendos në Galerinë e Nderit të Studentëve Ndërkombëtar (The USAWC International Fellows Hall of Fame), të diplomuar në këtë kolegj, ushtarakët që mbajnë pozicionet më të larta në Forcat e Armatosura të vendeve të tyre ose pozicione ekuivalente në organizata shumëkombëshe. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo, u diplomua në Kolegjin e Luftës të SHBA duke përfunduar suksesshëm edhe programin “Master” në Studime Strategjike në vitin 2006.

Lexo më shumë...

U zhvillua stërvitja e përbashkët “Imponimi – 2015”

23 shtator 2015

Në rajonin e Gjirit të Vlorës u zhvillua stërvitja e përbashkët e përvitshme e Forcës Detare, e koduar “Imponimi ‘14”, e cila zhvillohet me Forcën Ajrore dhe Batalionin Special. Në stërvitje morën pjesë katër anije, dy gomone të vogla dhe një grup bordingu të Forcave Detare, dy helikopterë, Cougar  dhe BO-105 të Forcave Ajrore, si dhe një grup special prej 12 vetash nga Batalioni i Forcave Speciale.

Lexo më shumë...

U zhvillua Konferenca e 19-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut

21 shtator 2015

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Jeronim Bazo, mori pjesë në konferencën vjetore të Kartës së Adriatikut  A-5 (US-Adriatic Charter). Ohri ishte qyteti mikpritës për konferencën e 19-të ku përveç vendeve të A5 Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi,  merrnin pjesë edhe Sllovenia dhe Serbia me statusin e vëzhguesit si dhe Kosova si e ftuar nderi. Shtetet e Bashkuara përfaqësoheshin në konferencë me Admiral Ferguson, Komandant i Komandës së Bashkuar të Aleancës  në Napoli.

Lexo më shumë...

Përfundon stërvitja fushore me trupa “Biza-15”

15 shtator 2015

Ka përfunduar me sukses stërvitja fushore me trupa “Biza-15”, e cila u zhvillua në poligonin malor të Bizës, me pjesëmarrjen e Forcës Tokësore, Forcës Ajrore, KDS, Policisë Ushtarake dhe Agjencisë së Sistemeve me Ndërlidhje dhe Informacion.

Për të ndjekur nga afër stërvitjen më të madhe vjetore të Forcës Tokësore, ka qenë i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i shoqëruar nga komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Bazo mori pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të NATO, në Stamboll, Turqi

14 shtator 2015

Stambolli ishte mikpritësi i radhës të takimit të Komitetit Ushtarak të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të NATO. Pjesëmarrës në këtë takim ishte dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, gjeneralmajor Jeronim Bazo. Drejtuesit ushtarakë më të lartë të vendeve të NATO, së bashku me dy komandantët e Komandave Strategjike të NATO diskutuan rreth çështjeve kyçe të ambientit të sigurisë të Aleancës Euroatlantike..

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Jeronim Bazo priti atasheun ushtarak kanadez, kol. Charls Halzelton

9 shtator 2015

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka pritur në një takim kortezie atasheun ushtarak kanadez, kol. Charls Hazleton, rezident në Itali. SHSHPFA, gjeneralmajor Jeronim Bazo ka vlerësuar nivelin aktual të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes, duke veçuar bashkëpunimin në programet e gjuhës angleze dhe trajnimet që janë zhvilluar.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti