Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, vizitë zyrtare në Greqi

30 shtator 2014

Nga data 29 shtator, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi.

Kjo vizitë është vijim i bashkëpunimit ushtarak në rritje ndërmjet dy vendeve sidomos në fushën e arsimim-edukimit, stërvitjeve të përbashkëta dhe pjesëmarrjes në iniciativat rajonale si “Iniciativa e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Ballkanit”, SEDM, SEEBRIG, etj.

Lexo më shumë...

Shtabi i Përgjithshëm, drekë për fëmijët dhe familjarët e ushtarakëve

28 shtator 2014

Në mjediset e batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herr, drejtuesit e Forcave të Armatosura, nën kujdesin e veçantë të ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, u zhvillua një aktivitet social për ushtarakët dhe familjarët e tyre.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtues të Shtabit të Përgjithshëm, komandantë forcash dhe batalionesh autonome, si dhe ushtarakë që kanë shërbyer në misionet jashtë vendit.

Lexo më shumë...

U zhvillua ceremonia me rastin e daljes në rezervë të komandantit të Forcës Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja

26 shtator 2014

Në ambientet e Bazës Ajrore Farkë u zhvillua ceremonia e daljes në rezervë të komandantit të Forcës Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Bërdo, komandantë të forcave, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Mehmet Metko, drejtorë drejtorish në SHPFA, si dhe ushtarakë të Forcës Ajrore.

Lexo më shumë...

Komandanti i KFOR, gjeneralmajor Francesco Figliuolo, viziton vendin tonë

23 shtator 2014

Sot paradite, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo, priti në një takim zyrtar komandantin e ri të KFOR, gjeneralmajor Francesco Figliuolo dhe delegacionin që e shoqëronte. Vizita, e cila është në kuadër të prezantimit si komandanti ri i KFOR  në vendet e rajonit të Ballkanit, ka si synim mbarëvajtjen dhe vazhdueshmërinë e operacionit të NATO në Kosovë si dhe njohjen me progresin e reformave në Forcat e Armatosura shqiptare dhe evidentimin e bashkëpunimit midis KFOR dhe Forcave të Armatosura shqiptare.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, uroi gjeneralmajor Francesco Figliuolo për pozicionin e ri si komandant i KFOR, dhe e falënderoi që zgjodhi Shqipërinë si ndalesë të parë, bëri një panoramë të përgjithshme të zhvillimeve kryesore të Forcave të Armatosura Shqiptare. Gjatë takimit u bisedua mbi situatën e sigurisë në Kosovë, të reformave në FA të RSH, si dhe u vlerësua kontributi i FA në operacionet ndërkombëtare dhe veçanërisht në Kosovë.

Lexo më shumë...

Tirana mirëpret konferencën rajonale “Antikorrupsioni”

23 shtator 2014

Në sallën e auditoriumit në  Ministrinë e Mbrojtjes, u zhvillua sot konferenca rajonale me fokus luftën kundër korrupsionit me titull “Countering–Corruption–Effectiveness through Interagency and Multi-Sectorial Approaches”, e organizuar nga Qendra e Studimeve Europiane “Marshall Center”. Qëllimi i kësaj konference ishte diskutimi mbi luftën kundër korrupsionit dhe efektiviteti ndërinstitucional kundrejt këtij fenomeni.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm: kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Alexander Arvizu, ambasadori i Gjermanisë, z. Hellmut Hoffmann si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

Lexo më shumë...

Gjeneral Bazo priti atasheun ushtarak të Francës, rezident në Romë, kolonel Daniel Venturi

22 shtator 2014

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, priti në një takim kortezie dhe prezantimi atasheun Ushtarak të Republikës së Francës, rezident në Romë, kolonel Daniel Venturi.

Gjeneral Bazo pasi i shprehu mirëseardhjen dhe uroi kolonel Venturin për detyrën e rëndësishme, bëri një rezyme të zhvillimeve më të fundit në Forcat e Armatosura shqiptare. Gjithashtu, gjeneral Bazo ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Francën dhe ka nënvizuar nxitjen e mënyrave dhe ideve të reja për bashkëpunim në të ardhmen.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti