SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në takimin parapërgatitor të stërvitjes “Biza 2”

27 shtator 2013

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, është zhvilluar sot një takim mbi masat e marra për organizimin, zhvillimin dhe mbështetjen e stërvitjes me trupa “Biza 2”, në interes të vlerësimit dhe certifikimit të nënreparteve të deklaruara në “NATO Pool of Forces”.
Në takim kanë marrë pjesë gjithashtu zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Viktor Berdo dhe gjeneral brigade Piro Ahmetaj, Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Brigadës Logjistike, gjeneral brigade Syrja Gjoka, drejtorë të drejtorive në SHPFA, përfaqësues të strukturave të përfshira në stërvitje, etj.

Lexo më shumë...

Gjeneral Gjunkshi merr pjesë në ceremoninë e përfundimit të kurseve trajnuese në Komandën e Forcës Tokësore

27 shtator 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të nënoficerëve, të cilët përfunduar kurset e kualifikimit në Komandën e Forcës Tokësore, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me SHBA (Gardën Kombëtare të New Jersey). Në ceremoni merrnin pjesë gjithashtu komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, shefi i zyrës së ODC, përfaqësues të Gardës Kombëtare të New Jersey, si dhe drejtorë të drejtorive në SHP të FA.
Qëllimi i kurseve të “Liderit Luftëtar për nënoficerët” dhe i “Shtabit luftarak”, ishte trajnimi dhe aftësimi për rritjen e njohurive teorike dhe praktike, thellimi i njohurive në procesin e vendim marrjes ushtarake në operacionet mbrojtëse dhe mësymëse, si elemente mjaft të rëndësishëm gjatë planëzimit dhe  përmbushjes së misionit.

Lexo më shumë...

Ministrja Kodheli dhe gjeneral Gjunkshi vizitojnë Komandën e Forcës Tokësore

24 shtator 2013

Ministrja e Mbrojtjes, Znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, kanë zhvilluar sot një vizitë në Komandën e Forcës Tokësore.

Drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA u pritën nga komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, si dhe shefat e degëve në shtabin e Forcës Tokësore. Nëpërmjet një prezantimi të detajuar, shefi i shtabit të FT, kolonel Adi Ndoni ka informuar të pranishmit me misionin dhe detyrat që realizon struktura më e madhe e Forcave të Armatosura, me arritjet dhe sukseset, si dhe me problematikat apo çështjet që kërkojnë zgjidhje.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi pret ministren e Mbrojtjes, Znj. Mimi Kodheli

16 shtator 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka pritur sot me një ceremoni të veçantë, ministren e re të Mbrojtjes, Znj. Mimi Kodheli.

Gjithashtu në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm zëvendësshefat e SHPFA, gjeneralmajor Viktor Berdo dhe gjeneral brigade Piro Ahmetaj, komandantët e forcave, drejtorët e drejtorive në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë.

Lexo më shumë...

Shefat e Mbrojtjes së NATO të angazhuar për vijimin e operacioneve dhe të përgatitur për të ardhmen

15 shtator 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO, që u zhvillua në Budapest të Hungarisë, në datat 13-15 shtator 2013. Takimi u drejtua nga gjeneral Knud Bartels, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO. Përveç 28 drejtuesve të Forcave të Armatosura të vendeve të NATO, në takim morën pjesë edhe komandantët e dy Komandave Supreme të NATO, gjeneral Philip Breedlove, komandant i Komandës Supreme Aleate në Evropë dhe gjeneral Jean-Paul Paloméros, komandant i Komandës Aleate për Transformim.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO në Budapest, Hungari

13 shtator 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi është nisur sot drejt Hungarisë, për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO, që do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë, në datat 13-15 shtator 2013, me ftesë të Shefit të Mbrojtjes së Hungarisë, Gjeneral PhD  Tibor Benkő.

Takimi do të drejtohet nga gjeneral Knud Bartels, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO. Në këtë takim do të marrin pjesë 28 drejtuesit më të lartë të Forcave të Armatosura të vendeve të NATO, si dhe komandantët e dy Komandave Supreme të NATO, gjeneral Philip Breedlove, komandant i Komandës Supreme Aleate në Evropë dhe gjeneral Jean-Paul Paloméros, komandant i Komandës Aleate për Transformim.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti