
20 shkurt 2013
Në ambientet e batalionit të Forcave Speciale, Zall-Herr, Tiranë, u zhvillua ceremonia përkujtimore e rënies në krye të detyrës të kapiten Feti Vogli, “Dëshmor i Atdheut”. Kapiten Vogli ra në krye të detyrës në fushë-betejë, në emër të lirisë, paqes e demokracisë për popullin Afgan. Emri i tij tashmë është shkruar me germa të arta në piedestalin mbarëbotëror të lirisë, së bashku me qindra dëshmorë të tjerë të vendeve të NATO.
16 shkurt 2016
Qendra e Bashkuar Operacionale e ka konceptuar “Ditë e Hapur”, ditën e kremtimin të krijimit të saj dhe ka promovuar ambientet e reja në kuadër të përmbylljes së projektit për modernizimin e infrastrukturës së saj.
Në këtë veprimtari ishin të ftuar ministrja Kodheli e shoqëruar nga gjeneralmajor Bazo dhe zëvendësministri Koçi. Gjithashtu në “Ditë e Hapur në QBO” ishin të pranishëm edhe komandant forcash, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP.
Komandanti i kësaj Qendre, kolonel Ahmet Leka, bëri një rezyme të shkurtër mbi historikun, misionin, organizimin dhe përgjegjësitë e Qendrës së Bashkuar Operacionale.
9 shkurt 2016
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo i shoqëruar nga gjeneral brigade Dedë Prenga, komandanti i KDS dhe kolonel Ruzhdi Kuçi, komandant i AFA, morën një takim me kursantët e Kursit Themelor të Oficerit të Shtabit në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Gjeneralmajor Bazo diskutoi me kursantë të cilët janë oficerë të gradës kapiten, rreth Ligjit nr. 59/2014 “Për Gradat dhe Karrierën në Forcat e Armatosura të RSH”, si dhe trajtoi me ta një leksion për rolin dhe karakteristikat e lidershipit.
9 shkurt 2016
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, takuan në hollin e Ministrisë së Mbrojtjes ushtarakët e sapokthyer nga misioni i NATO në Afganistan, “Resolute Support”.
“Ju përgëzoj pafund për vlerësimin dhe përkushtimin tuaj në zbatimin dhe përfaqësimin dinjitoz tuajin individual por dhe përfaqësimin që i keni bërë Forcave tona të Armatosura”, iu drejtua gjeneralmajor Bazo ushtarakëve që morën pjesë në misionin“Resolute Support”.
8 shkurt 2015
Pas pastrimit të zonës së Gërdecit nga municionet dhe në kuadër të masave që qeveria po ndërmerr krahas moratoriumit 10 vjecar për ndalimin e shfrytëzimit të pyjeve, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë ndërmarrë dje një nismë për mbjelljen e 1 mijë rrënjëve ullinj në këtë zonë.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Jeronim Bazo, stafi civil e ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe pjesëtarë nga të gjitha forcat, njësitë dhe repartet e Forcave të Armatosura.
6 shkurt 2016
Ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo, përkujtuan sot 11 studentët dhe pedagogët e Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve, të cilët mbushën sot 35 vjet nga dita e rënies në krye të detyrës, në stërvitjen dimërore që zhvillonin në rajonin e malit të Fekenit.
Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm gjithashtu gjeneralë të Forcave të Armatosura, të afërm dhe familjarë të dëshmorëve, si dhe të ftuar të tjerë.