Forcat e Armatosura shtojnë radhët e tyre me nënoficerë të rinj

24 shkurt 2015

Në ambientet e garnizonit “Skënderbej”, ka filluar procesi i testimit të kandidatëve për t’iu bashkuar trupës së nënoficerëve të Forcave të Armatosura. Testimi i kandidatëve të rinj u ndoq nga afër nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo. 

Gjeneralmajor Bazo e vlerësoi moment shumë të rëndësishëm procesin e testimit në karrierën ushtarake, duke u shprehur se:” Procesi që po merrni pjesë ka si qëllim testimin e aftësive tuaja fizike dhe intelektuale që të sigurohemi se më të mirët prej jush do të kenë mundësinë të bëhen liderët e ardhshëm në radhët e nënoficerëve. Me ligjin e ri të karrierës në FA, karriera e nënoficerit të FA menaxhohet njësoj si ajo e oficerit dhe ju do jeni shembulli për pjesën tjetër të trupës që do të jenë nën komandën tuaj.”

Lexo më shumë...

Përkujtohet 3-vjetori i rënies në krye të detyrës të kapiten Feti Vogli, “Dëshmor i Atdheut”

20 shkurt 2015

Është zhvilluar sot në batalionin e Forcave Speciale, ceremonia përkujtimore e me rastin e 3-vjetorit të rënies në krye të detyrës të “Dëshmorit të Atdheut”, kapiten Feti Vogli. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, familjarë të “Dëshmorit të Atdheut”, kapiten Feti Vogli, si dhe miq dhe kolegë.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor Jeronim Bazo merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të kursit të 10-të “Komando”

12 shkurt 2015

Është zhvilluar sot, në ambientet e Batalionit “Komando” në Zall-Herr, ceremonia e përfundimit të kursit të 10-të “Komando”. Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në vendin tonë, kolonel Nizmetin Dogar, drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm të FA, komandantë njësish, etj.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor Jeronim Bazo takon efektivët e FSK, të angazhuar në operacionet në ndihmë të popullsisë

09 shkurt 2015

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo ka pritur në një takim të veçantë efektivët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët u angazhuan në operacionet në ndihmë të popullsisë, si pasojë e situatës së rënduar atmosferike të ditëve të fundit.

Gjeneralmajor Bazo falenderoi efektivët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilët për një periudhë disaditore u angazhuan në operacione në ndihmë të popullsisë në rajonin perëndimor dhe jugperëndimor të Shqipërisë.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Jeronim Bazo takon delegacionin e Kursit të Komandës dhe Shtabit të Akademisë së Luftës të Forcave Ajrore Turke

06 shkurt 2015

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendit tonë dhe Turqisë, është zhvilluar së fundmi vizita e 57 ushtarakëve të Kursit të Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Luftës së Forcave Ajrore të Republikës Turke, kryesuar nga komandanti i kësaj akademie, gjeneralmajor Rexhep Yuksel

Ditën e sotme, një përfaqësi e ushtarakëve të Kursit të Komandës dhe Shtabit të Akademisë së Luftës të Forcave Ajrore Turke, kryesuar nga gjeneralmajor Rexhep Yuksel zhvilloi një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo.

Lexo më shumë...

Pilotët e Forcës Ajrore në operacion shpëtimi

01 shkurt 2015

Situata meteorologjike e rënduar, sidomos në disa zona në jug të vendit ka vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve. Komunitetit të rrezikuar nga këto reshje i është ofruar ndihmë e mbështetje edhe nga Forcat e Armatosura. Trupa dhe mjete të njësive të Forcave të Armatosura më afër këtyre zonave të rrezikuara i janë bashkuar përpjekjeve për të parandaluar humbjen e jetëve njerëzore dhe për të pakësuar humbjet materiale.

Në orët e para të ditës së sotme edhe Forca Ajrore është bërë pjesë e operacionit në ndihmë të komuniteteve të rrezikuara nga përmbytjet. Një helikopter i kësaj force ka kryer me sukses operacionin për shpëtimin e jetës së një qytetari të bllokuar në çatinë e një ndërtese, pa rrugëdalje për shkak të vërshimit të ujit.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti