SHSHP të FARSH gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, homazhe për nder të Dëshmorëve të Atdheut, Lekë Qokaj dhe Besnik Hidri

28 shkurt 2013

Sot paradite, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi , kreu homazhe në nderim të Dëshmorëve të Atdheut, Lekë Qokaj dhe Besnik Hidri, ish-ushtarakë të SHISH të rënë në krye të detyrës, të cilët do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë.
Në ceremoninë e organizuar në mjediset e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, kanë kryer homazhe në nderim të Dëshmorëve të Atdheut, Lekë Qokaj dhe Besnik Hidri, kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, ministri i Brendshëm z. Flamur Noka, zëvendësministri i Mbrojtjes z. Ekrem Spahiu , zëvendësministrja e Mbrojtjes znj. Arta Musaraj dhe personalitete të larta të shtetit, etj.

Lexo më shumë...

FARSH në ndihmë të komunës Qendër, Mallakastër

26 shkurt 2013

Sot pasdite, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ka urdhëruar vënien në dispozicion të komunës Qendër, Mallakastër të dy mjeteve të tonazhit të rëndë, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të cilët kanë humbur shtëpitë e tyre si pasojë e rrëshqitjes masive të tokës.
Mjetet janë angazhuar për transportimin e materialeve dhe orendive shtëpiake të 15 familjeve që kanë humbur shtëpitë e tyre. Si gjithmonë edhe në këtë rast angazhimi i strukturave të Forcave të Armatosura ka qenë i menjëhershëm.

 

SHSHP të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi priti shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë, gjeneral Mikhail Kostarakos

26 shkurt 2013

Foto Galeri

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi priti në Shtabin e Përgjithshëm në një  takim të veçantë shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Greqisë, gjeneral Mikhail Kostarakos dhe delegacionin që e shoqëronte. Pas pritjes ceremoniale të dy delegacionet zhvilluan bisedime për çështje me interes reciprok, që përfshinë çështje në marrëdhëniet bilaterale  në kuadër rajonal  dhe atë të Aleancës.

 

Lexo më shumë...

Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi homazhe për nder të kryekomisarit Dritan Lamaj

25 shkurt 2013

Sot paradite, ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, kanë kryer homazhe para trupit të pajetë të kryekomisar Dritan Lamaj mbuluar me Flamurin tonë Kombëtar.
Në ceremoninë e organizuar në mjediset e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes me rastin e përcjelljes për në banesën e fundit, kanë kryer homazhe kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, ministri i Brendshëm z. Flamur Noka, zëvendësministri i Brendshëm z. Arben Ristani , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj, kryebashkiaku z.Lulzim Basha, kryetar partish dhe politikanë, etj.

Kthehet në atdhe kontigjenti “EAGLE-5” me mision në Kandahar, Afganistan


22 shkurt 2013

Sot, në orët e para të mëngjesit u kthye në atdhe kontigjenti “EAGLE-5”, i përbërë nga 45 ushtarakë të Batalionit të Forcës Speciale. Trupat u pritën në Aeroportin e Rinasit nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, i cili shoqërohej nga Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral Major Zyber Dushku, si dhe ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura. Kishin ardhur për të pritur misionarët edhe familjarë dhe të afërm të paqeruajtësve. 

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së seminarit ndërkombëtar “Cyber Endeavor”

21 shkurt 2013

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua sot ceremonia përmbyllëse e seminarit ndërkombëtar “Cyber Endeavor” (CyE), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 13 vende të NATO dhe PfP (Austria, Polonia, Holanda, Turqia, Bullgaria, Rumania, Norvegjia, Lituania, Mali i Zi, Maqedonia, Armenia, Spanja, Moldavia), si dhe përfaqësues nga institucionet shtetërore të sigurisë si SHISH, DSIK, AKSHI, etj.
Qëllimi i seminarit, i cili i ka filluar punimet prej datës 11 shkurt, është rritja e bashkëpunimit të mëtejshëm mes forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe vendeve të Partneritetit për Paqe (PfP). Seminari organizohet dhe drejtohet në bashkëpunim me Komandën Amerikane në Evropë (USEUCOM) përfaqësues të fushës së sigurisë së Informacionit të Gardës së New Jersey.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti