Përfundon Stërvitja “Mirdita 2016”

28 qershor 2016

Ka përfunduar sot stërvitja e kombinuar me trupa, “Mirdita 2016”, e para e këtij lloji, ku strukturat e Komandës Mbështetëse nën drejtimin e Detashmentit CIMIC, elementët e Batalionit të Xhenios dhe Batalionit të Furnizimit u kombinuan në veprimtari ndihmuese për komunitetin e zonës së Mirditës dhe Matit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast e cila u zhvillua në rajonin e fushimit të kësaj stërvitje, ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli e shoqëruar nga komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Fatmir Lokaj. Gjithashtu të ftuar në ceremoni ishin komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Dedë Prenga, kryetari i Bashkisë Rrëshen, z. Ndrec Dedaj, kryetari i Bashkisë Mat, z. Nezir Rizvani etj.

Lexo më shumë...

Gjeneral Bazo, në prezantimin e Planit të Fushatës të Komandës së Forcës së Bashkuar - 49 të NATO, për stërvitjen “Joint Effort 16”

22 qershor 2016

Në prani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, është prezantuar sot Plani i Fushatës (Campaign Plan) i Task - Forcës/Komandës së Forcës së Bashkuar (NATO CJTF - 49) kompozuar për të drejtuar e menaxhuar stërvitjen “Joint Effort 16”.

Në takim, i cili u zhvillua në mjediset e auditorit në garnizonin “Skënderbej”, morën pjesë gjithashtu personeli i caktuar në stërvitje, drejtuar nga gjeneral brigade Dedë Prenga, personeli i Qendrës së Simulimit, drejtues të lartë të Komandave të Forcave, të Mbështetjes si dhe të drejtorive të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Lexo më shumë...

Aktivitet i përbashkët sportiv midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të RSH-së, në Tiranë

17 qershor 2016

Ekipi sportiv i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës z. Haki Demolli, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Muhamet Latifi dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama zhvilluan sot një ndeshje futbolli në Tiranë, në Garnizonin “Skënderbej”, me ekipin e futbollit të Forcave të Armatosura të RSH. Ky aktivitet i përbashkët sportiv, ndeshje futbolli midis ekipeve përfaqësuese të dy vendeve, u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe pason aktivitetin e mbajtur më parë në Prishtinë.

Lexo më shumë...

Gjeneral Bazo priti ambasadorin sllovak z. Ciganik

15 qershor 2016

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka pritur në një vizitë kortezie ambasadorin e Sllovakisë të akredituar në vendin tonë, shkëlqesinë e tij, z. Milan Ciganík.

Pas shkëmbimit të falënderimeve të ndërsjella për këtë takim, gjeneral Bazo dhe ambasadori Ciganik e vlerësuan takimin shumë të rëndësishëm dhe në interes të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave të armatosura të dy vendeve.

Lexo më shumë...

Përfundon fushata e dhurimit të gjakut në Forcën Tokësore

10 qershor 2016

Fushatës së dhurimit të gjakut në Forcën Tokësore, i është bashkuar ditën e sotme Ministrja e Mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli, e cila e shoqëruar nga Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, ka dhuruar gjak së bashku me efektivët ushtarak të kësaj force.
Duke mos e fshehur dot kënaqësinë e saj, për numrin e lartë të efektivave ushtarakë, pjesëmarrës në këtë ditë të veçantë Ministrja Kodheli, u shprehu falenderimet e saj më të sinqerta efektivëve, por edhe të gjithë efektivat ushtarakë në të gjitha komandat që i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për të dhuruar gjak për njerëzit në nevojë.

Lexo më shumë...

Certifikohen grup-depot legjendare të Nuajit, Krujë

8 qershor 2016

Në zonën e Nuajit, në Krujë, është zhvilluar paraditen e sotme ceremonia e certifikimit dhe dorëzimit të grup-depove legjendare të kësaj zone. Në këtë ceremoni të veçantë ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Fatmir Lokaj, drejtorë drejtorie në Shtabin e Përgjithshëm, përfaqësues të kompanisë AMCCO si dhe komandantet dhe efektiva të angazhuar në këtë operacion.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti