Policia Ushtarake merr pjesë në stërvitjen “Platinium Lion 15 - 03”,

30 qershor 2015

Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga urdhrat e ministrit të Mbrojtjes, në kuadër të kontributit të FARSH në misionet e drejtuara nga NATO dhe hapat që Aleanca po ndërmerr për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse për masat e sigurisë, një togë prej 30 vajzash e djemsh të Policisë Ushtarake, e pajisur me armatim dhe mjete taktike të standardeve të NATO, në datat 1 - 19 Korrik 2015 do të marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe të NATO të koduar “Platinium Lion 15 - 03”, e cila do të zhvillohet në Qendrën Stërvitore Amerikano - Bullgare në “Novo Selo” Sliven, Bullgari, me pjesëmarrjen e trupave ushtarake amerikane, bullgare, rumune dhe shqiptare.

Lexo më shumë...

Kthehet në atdhe kontingjenti i I-rë paqeruajtës, në kuadër të “Resolute Support Mission”

25 qershor 2015

Ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo pritën në ambientet e aeroportit të Rinasit paqeruajtësit e kontingjentit të parë që shërbyen me sukses në Afganistan, në kuadër të “Resolute Support Mission”.

“Është momenti të çmalleni me njerëzit tuaj të dashur, pas një mungese relativisht të gjatë dhe nuk dua t’jua bëj edhe më të gjatë pritjen – ju drejtua gjeneralmajor Bazo ushtarakëve të kontingjentit – por në të njëjtën kohë nuk mund t’ju lë pa ju falenderuar për profesionalizmin, përgjegjshmërinë dhe përkushtimin që keni treguar në mision”. Për shkak edhe të kontributit tuaj Afganistani është më i sigurt se ishte më parë”.

Lexo më shumë...

Inspektimi i Armë-Kontrollit, detyrim i Dokumentit të Vjenës

Prej ditës së djeshme në vendin tonë ndodhet për inspektim Armë-Kontrolli, një ekip i Federatës Ruse. Inspektimi është një prej tre ispektimeve rutinë që Shqipëria ka detyrimin për t'i pritur, dhe aplikimi i shtetit inspektues është bërë në përputhje me kërkesat e “Dokumentit të Vjenës” dhe po trajtohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm në mënyrë korrekte në respekt të ligjeve të vendit dhe të detyrimeve që burojnë nga Dokumenti i Vjenës.

Një nga 20 fushat e veprimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Europës (OSBE) është edhe Armë-Kontrolli.

Lexo më shumë...

Gjeneral Bazo dhe zëvendësministri Koçi morën pjesë në ceremoninë e përfundimit të Stërvitjes së Përbashkët “JCET - 2015”

23 qershor 2015

Efektivë të Batalionit të Forcave Speciale të FA, Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA) të Policisë së Shtetit dhe Grupit të 19-të Forcave Speciale të SHBA u stërvitën për më shumë se një muaj së bashku në rajonin e Zall - Herrit. Në ditën e fundit të kësaj stërvitjeje ato demonstruan përpara vizitorëve të nderit dhe të ftuarve të tjerë se sa e rëndësishme është në kohën e sotme të rritet shkalla e ndërveprimit jo vetëm midis kapaciteteve e strukturave të një vendi por edhe me struktura të vendeve aleate e partnere.

Lexo më shumë...

Zhvillohet stërvitja rajonale “Adrion Livex 2015”

16 qershor 2015

Në kuadër të nismës rajonale “Adrion”, ndërmjet forcave detare të vendeve që lagen nga Deti Adriatik dhe Deti Jon, u zhvillua në rajonin e Gjirit të Durrësit Stërvitja Detare Rajonale “Adrion Livex”. Kjo nismë rajonale synon rritjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet forcave detare me qëllim rritjen e sigurisë detare në rajon.

Në Ditën e Vizitorëve të Shquar, u ndoq edhe nga zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi,  ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA, të Komandës së Forcës Detare etj. Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe ushtarakët e lartë që e shoqëronin ndoqën nga afër një demonstrim bordimi vertikal në anije të kryer me mjaft dinamizëm e përkushtim nga trupa të Forcave tona Speciale, të cilët vepruan që nga helikopteri “Cougar” i Forcës Ajrore shqiptare.

Lexo më shumë...

Certifikata kadetëve amerikanë dhe nënoficerëve shqiptarë që u dalluan në realizimin e programit për shkëmbimin kulturor e gjuhësor në vendin tonë

12 qershor 2015

Është zhvilluar sot në Ministrinë e Mbrojtjes një ceremoni e veçantë me 23 kadetët amerikanë dhe nënoficerët shqiptarë të cilët u dalluan në realizimin e programit për shkëmbimin kulturor e gjuhësor në vendin tonë.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Donald Lu, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA etj.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti