Suedia vend partner i NATO, mirëpret diskutimet e partnerëve strategjikë ushtarak 2013 mbi ardhmërinë e Aleancës

Gjatë ditëve të gjata me diell të verës skandinave, 55 vende aleate e partnere të NATO dhe nga larg si Zelanda e Re, u mblodhën në Stokholm, Suedi për të diskutuar të ardhmen e mjedisit të sigurisë si dhe për të shkëmbyer ide. Një temë kyçe e Konferencës së Partnerëve Ushtarak Strategjikë (SMPC), që nisi më 25 qershor, është se kompleksiteti i mjedisit të sigurisë globale kërkon një evolucion të bashkëpunimit midis anëtarëve të NATO dhe partnerëve të tyre të shumtë. Suksesi i vazhdueshëm i programit të Partneritet për Paqe të NATO për (PfP) - së pari filloi më 1994 - është shumë e rëndësishme për anëtarët e Aleancës, siç dëshmohet nga prioritetet e nivelit të lartë kushtuar organizimit të evenimentit vjetor të SMPC.

Lexo më shumë...

Nis punimet, Konferenca e Partnerëve Strategjikë Ushtarakë të NATO, SMPC 2013

26 qershor 2013

Ka nisur sot punimet në Stokholm të Suedisë, Konferenca e Partnerëve Strategjikë Ushtarakë të NATO, (SMPC) organizuar nga Komanda e Aleancës për Transformim (ACT).

Në këtë konferencë vjetore merr pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, së bashku me shefat e mbrojtjes së vendeve të NATO dhe atyre partnere, të tilla si: Partneriteti për Paqe, Dialogu Mesdhetar, Iniciativa e Bashkëpunimit të Stambollit, Partnerët përreth Globit, etj.

Lexo më shumë...

SHSHP të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në “Konferencën e Partnerëve Strategjikë Ushtarakë”

25 qershor 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi është nisur sot për të marrë pjesë në Konferencën e Partnerëve Strategjikë Ushtarakë, organizuar nga Komanda e Aleancës për Transformim (ACT), që do të zhvillohet në datat 25-27 qershor 2013, në Stokholm, Suedi. Konferenca me temë “Perspektiva e partneritetit: Evolucioni i bashkëpunimit në komunitetin global të sigurisë”, e partnerëve strategjikë ushtarakë, është një aktivitet i rëndësishëm që fokusohet në çështjet e transformimit dhe të sfidave të së ardhmes ndaj vendeve të NATO dhe atyre partnere. Në këtë aktivitet të rëndësishëm dyditor do të trajtohen dhe diskutohen perspektivat e përfaqësuesve më të lartë ushtarakë të vendeve anëtare dhe atyre partnere të Aleancës së Atlantikut rreth nevojave dhe pritshmërive në nivel kombëtar.

Deklaratë për shtyp

20 qershor 2013

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ka detyrimin ligjor të sqarojë opinionin publik në lidhje me deklarimet e bëra në një medie të përditshme më datën 20.06.2013, nga gjeneral brigade në lirim Abaz Lleshi. Në intervistën e tij, ai pretendon “...për përdorimin e strukturave të FA jashtë detyrave apo misionit”, “përdorimin politik të FA për interesa politike të ditës”, “rrezikimin e misioneve me jo profesionistë”, apo “masakrimin e 6-të gjeneralëve, nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA”. Shtabi i Përgjithshëm sqaron opinionin publik se, deklarime të tilla janë të pavërteta, abuzive, ato tregojnë mosnjohjen apo interpretimin keqdashës të dispozitave ligjore në fuqi që rregullojnë karrierën e ushtarakëve në tërësi e në këtë kuadër edhe atë të ushtarakëve me grada madhore (gjeneralëve).

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vizitoi trupat pjesëmarrëse në stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike “Black Eagle 2013”

18 qershor 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka inspektuar sot trupat pjesëmarrëse në stërvitjen e përbashkët “Black Eagle 2013”, të efektivave të Batalionit të Forcave Speciale me trupat komando të Britanisë së Madhe. Gjatë kësaj vizite, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi shoqërohej nga z. Stephen Hickling, zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Batalionit të Forcave Speciale, kolonel Dritan Demiraj, etj.
Stërvitja komplekse “Black Eagle 2013”, që është duke u zhvilluar në vendin tonë në periudhën 01-24 qershor 2013, ndërmjet forcave speciale të FARSH dhe komandove britanike, ka për qëllim trajnimin e përbashkët të efektivave për detyra speciale, të tilla si operacione në zona të banuara, qitje në kushte të veçanta, alpinizëm, etj.

Lexo më shumë...

Aktivitet kulturor në Jalë me familjarët dhe fëmijët e ushtarakëve shqiptarë

18 qershor 2013

Nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe nën drejtimin e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM), me familjet e ushtarakëve u organizua një tur tre ditor në ambientet e mrekullueshme të shtëpisë së pushimit në Jalë.

Një fillim jashtëzakonisht i bukur i sezonit të pushimeve për të rinjtë, familjarët dhe fëmijët e ushtarakëve shqiptarë. Fëmijët e talentuar nën drejtimin e profesorëve të përkushtuar të QKMBM, kanë gëzuar një fundjavë të veçantë duke bërë shëtitje të organizuara, duke shprehur talentin në pikturë dhe duke festuar me lojëra, gara interesante, këngë dhe kërcime që gëzojnë ditën dhe jetën e tyre dinamike nën frymën e bashkëpunimit dhe të bashkimit si një familje e madhe.






Media Sociale



Moti