
29 prill 2016
Gjeneralmajor Jeronim Bazo priti në një takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit ushtarak midis FARSH dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe çështjeve të sigurisë. Gjeneral Bazo vlerësoi me nota pozitive bashkëpunimin ushtarak mes dy forcave në fushën e trajnimit dhe arsimimit si një nga fushat më të rëndësishme për zhvillimin profesional të FSK. ”Dua tu përgëzoj për maturinë e treguar në reformat e ndërmarra, duke dëshmuar se jeni faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon dhe jo vetëm.
25 prill 2016
Në ambientet e Bazës Ajrore të Kuçovës, është kremtuar sot paradite 65 - vjetori i krijimit të Forcës Ajrore shqiptare. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Ermonela Felaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit, komandantët e forcave, përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor, veteranë të aviacionit ushtarak, familjarë të dëshmorë dhe shumë të ftuar.
22 prill 2016
Në Komandën e Forcës Ajrore, Rinas, u inaugurua sot Memoriali i Dëshmorëve të Forcës Ajrore, në vigjilie të 24 prillit, datë që kjo Armë kujton dhe nderon çdo vit në respekt të aktit heroik të dëshmorëve të saj.
Në këtë aktivitet morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, komandantë të forcave, veteranë, familjarë të dëshmorëve të Forcës Ajrore, përfaqësues të shoqatës së aviatorëve të Shqipërisë, ish-ushtarakë dhe punonjës të aviacionit shqiptar, etj.
21 prill 2016
Shkolla e Trupës Ushtarake në Vlorë është bërë sot pjesë e fushatës së dhurimit vullnetarë të gjakut, ku 300 efektivë të kësaj trupe kanë dhuruar gjak për të sëmurët talaseminkë dhe urgjencat kirurgjikale. Kjo shkollë iu përgjigj thirrjes së Kryqit të Kuq për të ndihmuar me gjak pasi Vlora ka Talasemi të përhapur. Kjo fushatë zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe është pjesë e marrëveshjes midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Shëndetësisë, dhe si të gjithë strukturat e Forcave të Armatosura edhe kjo shkollë i është përgjigjur pasivisht thirrjes për të dhuruar gjak jo vetëm sot por disa herë kur ka pasur kërkesa.
e diel, 10 prill 2016
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura informon opinionin publik lidhur me ecurinë e deritanishme të punës që po bëhet për zbardhjen e ngjarjes tragjike me helikopterin e aksidentuar EC 145. Ekspertët e kompanisë prodhuese Eurocopter si dhe ekspertë ushtarakë amerikanë të specializuar për këtë lloj helikopteri, të thirrur nga Ministria e Mbrojtjes për të asistuar në zbardhjen e ngjarjes, kanë asistuar grupin hetimor të kryesuar nga prokuroria për të nxjerrë kamerën regjistruese.
9 prill 2016
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë marrë masat e mëposhtme lidhur me ngjarjen tragjike të rrëzimit të helikopterit EC 145 me pasojë humbjen e jetës së dy pilotëve të Forcës Ajrore.
Menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja, me urdhër të shefit të Shtabit gjeneralmajor Jeronim Bazo është ngritur një grup pune, i cili është vënë në dispozicion të Prokurorisë me qëllim koordinimin e të gjithë veprimeve në zonën e ngjarjes, si dhe vënien në dispozicion të të gjithë dokumentacionit dhe provave materiale që do të ndihmojnë në hetimin penal.