
30 prill 2013
Sot paradite, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zhvilloi një vizitë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, ku u prit me truprojë nderi nga komandanti i kësaj komande, gjeneralmajor Bardhyl Hoxha. Objekti i kësaj vizite ishte inspektimi i togës së ceremonialit, e cila do të kryejë një demonstrim në nder të shefave të Shtabit të Ballkanit, të cilët do të marrin pjesë në konferencën e 7-të të shefave të Shtabit të Ballkanit, që do të zhvillohet në vendin tonë më datat 22-23 maj 2013. Më tej, vizita e gjeneral Gjunkshit në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka vijuar në Qendrën e Simulimit ku aktualisht po stërviten kursantët e Kursit Themelor të Oficerit të Shtabit.
29 prill 2013
Në qytetin Norfolk, Virginia të SHBA, ku është dislokuar Komanda e Aleancës për Transformimin (ACT), më datë 27 prill 2013 u zhvillua parada e vendeve anëtare të NATO.
Ashtu sikurse edhe vendet e tjera, Shqipëria performoi me një platformë të lëvizshme, ku u ekspozuan vlerat historike, kulturore-artistike, turistike dhe arritjet e saj.
Ushtarakëve dhe civilëve të shteteve anëtare të Aleancës ju bashkuan qytetarë të shumtë të Norfolkut dhe zonave rreth Hampton Road.
26 prill 2013
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, priti në një takim kortezie delegacionin austriak, kryesuar nga gjeneral brigade, Peter Vorhofer, drejtor i Divizionit për Marrëdhëniet Dypalëshe dhe Diplomacinë e Mbrojtjes.
Gjeneral Gjunkshi, pasi ju uroi mirëseardhjen, bëri një rezyme të proceseve më të rëndësishme të transformimit të Forcave tona të Armatosura. Më tej, gjeneral Gjunkshi vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Forcat e Armatosura të Austrisë në drejtim të modernizimit të Forcave tona të Armatosura. Të dy gjeneralët theksuan rëndësinë e trajnimeve malore të efektivave në shkollat austriake, të cilat njihen për nivelin e lartë të përgatitjes dhe profesionalizmit.
26 prill 2013
Ekuipazhi i helikopterit tip “Grifin” i njësisë trajnuese të kërkim – shpëtimit të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike, realizoi në datë 19 prill 2013, një operacion të vërtetë kërkim – shpëtimi në veri të Uellsit. Major, Eduard Koci, rreshter, Genci Dervishi dhe rreshter, Shpati Muço të cilët janë duke u trajnuar në Angli, kanë përjetuar një situatë reale për dhënien e ndihmës së parë, dy personave të rrezikuar në një incident sportiv.
Ekuipazhi i përbërë nga tre instruktorë britanikë të shkollës së helikopterëve dhe tre pjesëtarët e Forcave Ajrore Shqiptare, gjatë një seance rutinë trajnimi, morën njoftimin se dy persona që bënin kanotazh në rrjedhën e lumit pranë zonës stërvitore kishin raportuar për ndihmë. Menjëherë helikopteri u nis në drejtim të luginës ku konstatoi se një nga personat kishte rënë nga kanoja dhe gjendej në kushte kritike për jetën si pasojë e ujërave të ftohta dhe përplasjeve.
25 prill 2013
U zhvillua sot pasdite, në komandën e Forcës Ajrore në Rinas, ceremonia e pritjes së helikopterit të dytë “Cougar”, në zbatim të marrëveshjes teknike midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europiane të Republikës Franceze dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ambasadorja e Republikës së Francës në Shqipëri, znj. Christine Moro, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Dhori Spirollari, përfaqësues të lartë të kompanisë “Eurocopter”, gjeneralë, drejtorë dhe personalitete të tjera të larta nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
25 prill 2013
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi gjatë vizitës së tij disa ditore në Gjermani, konfirmoi edhe një herë bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcave të Armatosura të Gjermanisë.
Në takimin zyrtar me shefin e Shtabit të FA Gjermane, gjeneral Wiecker, gjeneral Gjunkshi pasi falënderoi për ftesën, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy Forcave tona të Armatosura. Gjeneral Wiecker konfirmoi se Gjermania është e gatshme që të ndihmojë Forcat e Armatosura Shqiptare me mjete dhe teknikë me qëllim arritjen e standardeve të kërkuara.