Gjeneral Bazo, në ceremoninë e nisjes së kontingjentit paqeruajtës me mision, Afganistan

30 nëntor 2015

Në mjediset e pjesës ushtarake të Aeroportit të Rinasit, u zhvillua ceremonia e nisjes së kontingjentit të tretë paqeruajtës me mision në Kabul, Afganistan. Ky kontingjent niset në kuadër të misionit “Resolute Support Mission”, që NATO dhe vendet e PfP po kryejnë aktualisht në Afganistan.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, mori pjesë, zëvendësministri i mbrojtjes z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, zëvendësambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Sinan Cem Bas, funksionarë të lartë të MM, drejtorë drejtorish të SHPFA, komandantë repartesh vartëse të Forcës Tokësore etj.

Lexo më shumë...

Ministrja Kodheli dhe gjeneral Bazo i urojnë festat e 28 - 29 Nëntorit, ushtarakëve me mision jashtë vendit

27 nëntor 2015

Sot paradite, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, me anë të një videokonference, i kanë uruar ushtarakëve me mision jashtë vendit, si dhe familjarëve të tyre që ishin të pranishëm, Gëzuar Festat e 28 - 29 Nëntorit.

“Ndjehemi gjithmonë krenar me ju, por ndoshta nuk jua bëjmë me dije mjaftueshëm. E kam kënaqësi dhe privilegj që në prani të ministres së Mbrojtjes dhe të familjarëve tuaj t’ju falenderoj dhe përgëzoj për gjithcka bëni në përmbushje të misionit fisnik – iu drejtua në fillim të videokonferencës gjeneral Bazo, ushtarakëve në Kabul, Herat dhe Prishtinë”. Më tej gjeneral Bazo i uroi ushtarakët dhe familjarët e tyre për festat e nëntorit dhe i inkurajoi ato që ashtu si deri më tani, të vijojnë të shërbejnë përkrah dhe bashkë me partnerët në të mirë të sigurisë në vendet respektive dhe lartësimit të emrit të FARSH.

Lexo më shumë...

Ministrja Kodheli prezanton komandantin e ri të FT, gjeneral brigade Nazmi Cahani

13 nëntor 2015

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ka prezantuar komandantin e ri të Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, i cili pason në këtë detyrë gjeneralmajor Zyber Dushku. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli duke përshëndetur në ceremoni theksoi se, dita e sotme mbart një të veçantë të madhe. Po mbyllet një cikël i rëndësishëm në drejtimin e Forcës Tokësore. Gjeneralmajor Zyber Dushku, pas tre vitesh drejtimi, ka përmbushur detyrimin që i njeh ligji dhe i shtohet radhëve të mijëra oficerëve të suksesshëm, të cilët të palodhur nga vështirësitë e profesionit, kanë drejtuar njësitë e Forcave tona të Armatosura në këtë proces të gjatë transformimi që bëri të mundur anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si dhe pjesëmarrjen në operacionet më të rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar ka marrë pjesë.

Lexo më shumë...

Komandanti i Komandës Forcës Bashkuar të NATO në Napoli, admiral Mark Ferguson për vizitë zyrtare në Tiranë

12 nëntor 2015

Gjeneralmajor Jeronim Bazo priti në një takim komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli, admiral Mark Ferguson, i cili po ashtu është komandant i Forcave Detare amerikane në Evropë (Flota e 6-të amerikane) dhe Afrikë.

Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit ushtarak midis FARSH dhe Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO, çështjeve të sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe krahun jugor të NATO, ku kjo komandë mbulon edhe misionin KFOR.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Miglieta, Komandant i Misionit të NATO në Kosovë, KFOR për vizitë zyrtare në Tiranë

11 nëntor 2015

Në kuadër të njohjes dhe prezantimit në vendet e rajonit, komandanti i KFOR gjeneralmajor Miglieta ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë. Takimin e parë në serinë e takimeve gjatë qëndrimit të tij njëditor në Tiranë, e pati me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo. “Personalisht dhe në emër të Forcave të Armatosura ju falënderoj për lidershipin e treguar si komandant i KFOR dhe për gjithçka ju, stafi juaj dhe trupat që keni nën komandë kanë bërë e bëjnë për të ruajtur historinë e suksesit të angazhimit të NATO në Kosovë – ju drejtua gjeneral Bazo në fillim të fjalës së tij të mirëseardhjes”.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, inspektoi trupat shqiptare në stërvitjen e NATO “Trident Juncture 15”, në Sardenja Itali

05 nëntor 2015

Nga një pikë dominante e poligonit stërvitor në Capo Teulada, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Jeronim Bazo, i ftuar special i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Italisë gjeneral Graziano, pati mundësinë të ndiqte veprimet e trupave pjesëmarrëse në stërvitje dhe në mënyrë të veçantë të një prej kompanive të Batalionit të Dytë të Forcave Tokësore, përkrah të cilave stërviteshin edhe forcat amerikane të Gardës Kombëtare të New Jersey.

Ishte radha e njësive të dislokuara në Sardenjë të Italisë (Capo Teulada), të cilat si pjesë e komponentit tokësor të stërvitjes Trident Juncture, të demonstronin atë çfarë kishin planëzuar e përgatitur për të ekzekutuar pas më shumë se 10 ditë stërvitje të përbashkët.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti