
27 nëntor 2014
Me rastin e festave të Pavarësisë dhe 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka marrë urime për këto ditë të shënuara në historinë e kombit shqiptar, si dhe falënderime për bashkëpunimin e suksesshëm nga shumë shefa të shtabeve të vendeve anëtare të NATO dhe atyre partnere.
Ndër më të spikaturat është urimi i shefit të Shtabeve të Bashkuara të SHBA, gjeneral Martin Dempsey, i cili shkruan:
26 nëntor 2014
Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara nga Ministria e Mbrojtjes, kuadër të 70-vjetorit të çlirimit të Atdheut, në auditorin e MM u zhvillua promovimi i librit “Pesha dhe bukuria e uniformës” me autor nënkolonele (R) Lida Grazhdani. Në këtë veprimtari kulturore merrnin pjesë ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, figura të njohura të artit dhe kulturës, gra dhe vajza ushtarake të FA, etj.
Ndërsa nënvizoi rëndësinë e këtij libri, ministrja Kodheli u shpreh: “Unë, si ministre e Mbrojtjes do jem gjithmonë e hapur për të dëgjuar ide të tilla domethënëse dhe do i mbështes pa hezitime. Ka ardhur koha, që shoqëria shqiptare të jetë pro-aktive ndaj librit, pasi në gjykimin tim kjo është forma më e mirë për një shoqëri të shëndetshme dijesh”.
25 nëntor 2014
U zhvillua sot në Ministrinë e Mbrojtjes ceremonia e ndarjes së Medaljeve të Mirënjohjes, për personalitete që kanë kontribuar si pjesmarrës në luftën për Çlirimin e atdheut,
Janë 1000 “Medalje Mirënjohjeje” dhe 20 “Medalje Nderi” për shërbime të shquara dhe në shërbim të atdheut (10 Ministria e Mbrojtjes dhe 10 Ministria e Brendshme), që janë shpërndarë sot në vigjilje të festimeve të 70-vjetorit të Çlirimit të atdheut.
22 nëntor 2014
Është çelur në mjediset e Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA, në zonën e Shtish-Tufinës në afërsi të Tiranës, ekspozita muzeale ”Bunk’Art”, e cila ngrihet në ish-vendkomandën për kohë lufte ose bunkerin antibërthamor të kohës së diktaturës komuniste.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm: kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ministra të tjerë të kabinetit qeveritarë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, qytetarë, të rinj e të reja të kryeqytetit dhe të ftuar të tjerë.
19 nëntor 2014
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zhvilloi një vizitë në shkollën 9 - vjeçare Farkë e Vogël, Tiranë, ku ka dhuruar 309 libra të ndryshëm artistikë, libra të cilët u ofruan nga Baza Ajrore Farkë dhe do t’i shtohen bibliotekës së kësaj shkolle. Edhe ky aktivitet zhvillohet, si një sërë aktivitetesh të shumta kulturore - artistike, me rastin e organizimit të festimeve të 70 - vjetorit të Çlirimit të atdheut si dhe në kuadër të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura dhe komunitetit në rajonet e dislokimit të komandave dhe njësive të Forcave të Armatosura.
18 nëntor 2014
Në ambientet e batalionit të Forcave Speciale, Zall-Herr, është zhvilluar sot paradite ceremonia e promovimit të këngës kushtuar Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli, dëshmorit të parë të rënë në krye të detyrës në misionin Combat “Eagle”, Kandahar, Afganistan.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, gjeneral brigade (r), Kudusi Lame, këngëtari i mirënjohur dhe kompozitori i këngës, Ilir Shaqiri, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP dhe familjarë të dëshmorit, si dhe efektivë të batalionit të Forcave Speciale.