
20 mars 2015
Stërvitja “Sardenja 15” përfundoi sot pas disa ditësh angazhimi intensiv të shtabeve të dy prej formacioneve të Forcës Tokësore dhe Qendrës së Simulimit të Forcave të Armatosura. Shtabet e batalionit të dytë të këmbësorisë dhe batalionit të mbështetjes së luftimit të FT testuan aftësitë e tyre në procesin e vendimmarrjes dhe në drejtimin e operacioneve luftarake përmes një stërvitjeje të asistuar me kompjuter nga Qendra e Simulimit.
11 mars 2015
Me rastin e 90 - vjetorit të lindjes, ministrja e Mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli i ka akorduar “Medaljen e Mirënjohjes”, z. Besim Fagu (pas vdekjes), me motivacionin: Për kontributin e dhënë në zhvillimin e lëvizjes fizkulturore sportive, përgatitjes fizike të Forcave të Armatosura si dhe si themelues e drejtues I Klubit Sportiv “Partizani”.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP, si dhe ishin të ftuar bashkëshortja e z. Besim Fagu dhe familjarë të të ndjerit, miq dhe kolegë të tij.
06 mars 2015
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo priti në një takim të veçantë ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë SH.T.Z Nicholas Cannon.
Gjeneralmajor Bazo vlerësoi marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e arsimimit ushtarak në akademitë e Forcave Tokësore, Detare e Ajrore, në Kolegjin Mbretëror të Mbrojtjes si dhe kurse të ndryshme institucional dhe profesionale që zhvillohen në Britaninë e Madhe.